Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori pa kufje dhe opozita pa fokus

2017/09/11 at 3:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Trio opozitare pa kauzë!

Nga Desada METAJ-


Ambasadori Donald Lu është përpjekur sot që me gjuhë diplomatike të shmangë refuzimin e tij për kryetarin e ri të Kuvendit.

Pa dhënë asnjë shpjegim, ai mungoi të shtunën kur zoti Ruçi u votua në detyrën e tij, si kundër sot gazetaret fiksuan momentet kur zoti Lu hoqi kufjet ndërsa kryetari i ri i Kuvendit mori fjalën në seancën plenare të Kuvendit.

Ambasadori amerikan në Tiranë është njohës i mirë i Gjuhës Shqipe dhe me gjithë vështirësitë e rastit mund të kuptoje fare qarte se çfarë thotë kryetari i ri i Parlamentit. Por nëse herë të tjera, në përballjet e tij me problematikën shqiptare Donald Lu nuk i ka kursyer emrat e përveçëm, këtë here ka zgjedhur diçka më diplomatike. Ndoshta për të mos qenë ai figurë kryesore e një kontestimi qe duhet të kishte ndodhur shumë vite më parë ndaj një politikani, ish-funksionari të lartë të regjimit komunist në vitet ‘80.

Por, pavarësisht çdo pakënaqësie publike ose jo, që nga e shtuna e për 4 vitet e ardhshme, Shqipëria do të përfaqësohet në çdo takim të nivelit të lartë ndërkombëtar nga një aparatçik i diktaturës komuniste që nuk di asnjë gjuhë të huaj.

Edi Rama që bëri rezil ambasadorët e Shqipërisë në botë për përfaqësimin e dobët që i bëjnë vendit, paturpësisht vendosi që të na përfaqësojë ndërkombëtarisht me një ish-komunist kalibri që përtej pamjes babaxhane, në CV e tij nuk e fsheh që ka qenë për disa vite sekretar i PK në Tepelenë ndërsa ka qenë dhe i përfolur për detyrën e ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë e Fatos Nanos në vitin ‘91. Por, sigurisht ish-krahu i djathtë i Nanos e tradhtoi atë kur Edi Rama mori frenat e partisë në dorë, duke u shndërruar jo rrallëherë në patericën e një kryetari që me partinë socialiste kishte vetëm lidhje virtuale.

Mënyra se si ai u rikthye në krye të elitës politike të Shqipërisë padyshim është e lidhur edhe me nostalgjitë perverse të një Kryeministri që dikur mbante flamurin e antikomunizmit. Por, që sot dëshira për pushtet ngadhënjen mbi çdo dhimbje dhe sensibilitet njerëzor të asaj pjese të shqiptarëve që u vra, u burgos, u internua dhe u keqpërdor kaq shumë këto 25 vjet.

Aq më e madhe bëhet dhimbja, kur në seancën e votimit të një ish- funksionari të lartë të diktaturës, votojnë dhe ata që teorikisht të paktën, duhet të ishin duke protestuar ndaj këtij akti të paprecedent për asnjë nga vendet e ish bllokut komunist.

Arsyet e këtij dështimi të opozitës janë padyshim përgjegjësi e lidershipit të ri të saj. Që para se të angazhonte njerëzit në protestë duhej të bindte ndoshta anëtarët e grupit për votën dhe qendrimin kundër  një ish-funksionari të lartë komunist.

Por, kritizerët e mëdhenj të kryetarit të ri të opozitës nuk duhet të harrojnë në fakt se për dhjetëra vite me radhë bashkëpunuan me shokun Gramoz në Parlament dhe gjetkë. Shumë herë të tjera nënshkruan apo përfunduan marrëveshje duke i shkelur njërin sy, për hir të pushtetit apo kulisave të politikës. Ndaj sot është shumë vonë dhe e kotë të qajnë me lot krokodili rrjedhjen e votave dhe të shprehin sensibilitet me ish-të përndjekurit.

Kjo kategori e ish-drejtuesve të lartë dhe ish-qeveritarëve të PD-së duhet ta ketë të qartë se është përgjegjësia e tyre kryesore për gjendjen e mjeruar të atyre që janë ende gjallë dhe që vuajtën në burgjet e komunizmit. Këta ish-ministra dhe drejtues janë ata që nuk afruan kurrë pranë pushtetit fëmijët e ish të përndjekurve politikë.

Është kjo kastë e së djathtës që qeverisi 8 vjet, arsyeja e vetme pse sot ende nuk ka një ditë dhe memorial për të kujtuar viktimat e regjimit më të egër në Europë.

Ndaj sot, Lulzim Basha le të mbajë përgjegjësinë për rrjedhjen e votave, ndërsa për gjynahet e tjera le të paguajnë ata që më shumë si viktimat e komunizmit kanë hallin si të mbyllin deklarimin e pasurisë dhe ti shkelin syrin shokut Gramoz.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Para
Akuzat PD-së: Metoda staliniste të votimit në Akademinë e Shkencave

Pas kërcënimit të Ramës, disa akademikë zotohen për reformë në Akademinë e Shkencave

Këto janë gabimet e rrezikshme që bëni gjatë mëngjesit

Këto janë gabimet e rrezikshme që bëni gjatë mëngjesit

Zyrtare/ Hidrocentral gjigant në Parkun Kombëtar të Thethit

Zyrtare/ Hidrocentral gjigant në Parkun Kombëtar të Thethit
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
26 Qershor, 2026

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për raketa ruse që po drejtoheshin...

Lexo më shumë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
26 Qershor, 2026

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë...

Lexo më shumë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
26 Qershor, 2026

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve...

Lexo më shumë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
26 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}