Parthena Koutmeridis, vajza e ish-deputetit të PASOK, Stathis Koutmeridis, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, pasi po luftonte me Covid-19 në ICU të “Agios Loukas” Selanik.
38-vjeçarja ishte shtatzënë kur u infektua me Covid, dhe gjendja e saj u përkeqësua. Tre ditë më parë mjekët arritën t’i shpëtojnë fëmijën, pas një operacioni cezarian, por gjendja e saj ishte tepër kritike.
Si duket e reja nuk ka mundur t’i mbijetojë kësaj ndërhyrje, ndërsa ajo po trajtohej me insuficiencë respiratore.
Parthena Koutmeridou, me profesion juriste, nuk ishte vaksinuar, ndërsa ishte diagnostikuar me Covid-19 në muajin e 7 të shtatzënisë.
Babai i saj, ish-deputeti i PASOK-ut, Stathis Koutmeridis, duke folur për mediat greke, tha se vajza e tij, pasi u konsultua me gjinekologun, e shtyu vaksinimin për dy muaj, deri sa të lindte.
Bashkëshorti i saj bëri apel për gjak, pasi 38-vjeçarja kishte nevojë emergjente për transfuzion pas ndërhyrjes që iu bë për t’i shpëtuar fëmijën./Opinion.al