Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trashëgimia e Xhorxh H.W. Bush, çfarë la pas Presidenti i 41-të i SHBA

2018/12/02 at 3:59 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Trashëgimia e Xhorxh H.W. Bush, çfarë la pas Presidenti i 41-të i SHBA

Nga Gerald F. Seibi / Wall Street Journal

Xhorxh Herbert Walker Bush e udhëhoqi SHBA-në në fitore të shpejtë dhe vendimtare në Luftën e Parë të Gjirit Persik. Ai drejtoi shpërbërjen paqësore të Bashkimit Sovjetik dhe bashkimin e Gjermanisë, përpara se një recesion i dhimbshëm t’i kushtonte atij një mandat të dytë si president.


Bush vdiq të premten në moshën 94 vjeç. Gruaja e tij mbi 70 vjeçare, Barbara, vdiq në moshën 92 vjeç më herët këtë vit.

Zoti Bush ishte presidenti i fundit amerikan që shërbeu në Luftën e Dytë Botërore. Kjo luftë e ndihmoi atë në formësimin e jetës së tij dhe shumë të tjerëve në brezin e tij. Bush ndërtoi një rezyme të pastër. Ai ishte biznesmen, anëtar i Kongresit, i dërguari në Kombet e Bashkuara dhe Kinë dhe kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. Të gjitha këto përpara se të bëhej zëvendëspresidenti republikan i Ronald Reagan në vitin 1980. Më pas, Bush do ta pasonte Regan-in në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet në vitin 1988.

Ai i humbi zgjedhjet kur rikandidoi për një mandat të dytë si president kundër Bill Clinton në vitin 1992. Bush u penalizuar nga performanca e dobët ekonomike dhe një kryengritje midis konservatorëve të partisë së tij për të rritur taksat. Humbja e zhgënjeu, por ai e përballoi me një hijeshi që e lejoi atë të lidhte miqësi me z. Clinton.

Në vitet që pasuan, historianët e cilësuan presidencën e Bush më të lumtur sesa votuesit e asaj kohe. Ai fitoi edhe një farë vlerësimi kur biri i tij, Xhorxh W. Bush fitoi zgjedhjet në vitin 2000. Kjo fitore e bëri Z. Bush të parin amerikan që nga koha e John Adams, president dhe baba presidenti.

Jeta e hershme

Xhorxh H. W. Bush lindi në 12 qershor 1924 në Milton, Mass. Babai i tij, Prescott Bush ishte një ekzekutiv i suksesshëm në Wall Street e më vonë senator i SHBA në Connecticut. Xhorxhi i ri ishte i vendosur për të ndjekur hapat e babait të tij. Ai frekuentoi shkolla pregatitore të elitës e më pas universitetin prestigjioz Yale. Më pas Bush zhvilloi një karrierë në industrinë financiare kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. Bushi adoleshent u bashkua me marinsat dhe në ditëlindjen e 18, u bë piloti më i ri në moshë.

Ai fluturoi në 58 misione në Paqësor, duke pilotuar një bombardues Avenger që mbante emrin e të dashurës së tij, Barbara. Bush u rrëzua dhe u shpëtua nga një nëndetëse. Dy anëtarë të tjerë të bordit vdiqën, ndërsa Bush i cili i mbijetoi aksidentit u nderua me çmim.

Kur u kthye nga lufta, Bush u martua me të dashurën e tij Barbara Pierce, dhe përfundoi shkollën në Yale. Sidoqoftë ai e refuzoi ofertën e familjes për t’u punësuar në Wall Street. Familja e ndihmoi me para që të zhvendosej në Midland, Teksas. Aty Bush u bë biznesmen në fushën e furnizimit e karburant. Më vonë ai bashkëthemeloi Zapata Petroleum, e cila ishte pionier i platformave naftëshpuese në det.

Karriera si politikan

Familja Bush u transferua në Houston, ku filloi karrierën e tij politike si kryetar i Partisë Republikane të Qarkut Harris. Pas një përpjekjeje të pasuksesshme për një vend në Senat, ai u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve në vitin 1966 dhe shërbeu dy mandate.

Ai pastaj humbi një tjetër garë për një vend të senatit amerikan, një disfatë që mund të kishte përfunduar karrierën e tij politike. Por ai u shpëtua nga Presidenti Richard Nixon, i cili e emëroi atë ambasador në Kombet e Bashkuara. Një seri emërimesh të tjera e ndoqën në karrierën e tij, përfshirë edhe atë të kryetarit të Komitetit Kombëtar të Republikës, të dërguar në Kinë dhe drejtor i CIA-s.

Jetëshkrimi i pasur i Xhorxh Bush e bëri atë një figurë të shquar në partinë e tij. Kështu, ai vendosi të kandidojë si president në vitin 1980. Për një kohë të gjatë Bush e kryesoi kandidaturën, por një valë konservatore çoi edhe Z. Reagan në emërim. Reagan i kërkoi një ish presidenti, Gerald Ford të kandidonte bashkë me të, por më pas vendosi që plani është i parealizueshëm. Në minutë të fundit, ai i kërkoi Z. Bush të kadidonte me të. Bush u gjet në një pozitë të pakëndshme, por ai ishte besnik ndaj Z. Reagan.

Momenti më i shndërritshëm i Bush në postin e zv. Presidentit erdhi si pasojë e përpjekjes për të të vrarë z. Reagan në vitin 1981, teksa presidenti gjendej në shtratin e vdekjes dhe kombi ishte pa udhëheqës. Ai mori në dorë ‘frerët” dhe lehtësoi krizën që kishte përfshirë SHBA-në, pa i atribuuar vetes pushtet.

Presidenca e Xhorxh H. W. Bush

Në vitin 1988, Bush kandidoi dhe pasoi Z. Reagan. Vizioni i Bush ishte “një komb më i mirë e më i butë”. Por ai gjithashtu deklaroi: “Më lexoni buzët. Asnjë takse e re”, – një premtim fatal ky që solli edhe fundin e presidencës së tij.

Ndërsa ekonomia dhe gjendja fiskale e vendit u përkeqësuan, zoti Bush braktisi premtimin që kish bërë për taksat dhe nënshkroi një masë për t’i rritur ato. Vendimi nxiti zemërimin dhe ndjenjën e tradhtisë midis konservatorëve. Bush-in e dëmtoi edhe një bazë e dobët në Washington. Ai ishte presidenti i dytë që drejtonte pa kontroll nga partia e tij  në asnjë nga dhomat e Kongresit.

Bush kishte si pikë të fortë politikën e jashtme. Pasi i forti i Irakut Saddam Hussein pushtoi Kuvajtin, Bush thuri një rrjet diplomatik dhe ushtarak për të futur në kurth liderin irakian. Politika e tij çoi në një luftë rrufe që i dëboi me sukses forcat irakiane nga Kuvajti.

Kur Muri i Berlinit ra në nëntor të vitit 1989, administrata e Bush trajtoi me kujdes shpërthimin potencial mes kundërshtarëve të vjetër. Këtë ai e bëri nëpërmjet diplomacisë, dhe hapi rrugën për një sërë revolucionesh në Europën Lindore që kulmuan me kolapsin e Bashkimit Sovietik në vitin 1991.

Fundi i mandatit të tij

Suksesi i tij u përshkallëzua me vendimet që mori për udhëheqësin panamez Manuel Noriega dhe në Luftën e Gjirit Persik. Pëlqyeshmëra e tij u rrit me 90% në botë, por nga ana tjetër, Amerikën e kishte kapluar papunësia dhe ekonomia e ngadaltë.

Bush nuk pati mundësinë ta merrte veten plotësisht,  dhe në vitin 1992, ai humbi zgjedhjet përballë Z. Clinton.

Bush frymëzoi shumë breza amerikanësh në shërbimin publik. Gjatë pensionit, ai ndërmori disa misione diplomatike dhe festoi 80 vjetorin me hedhje parashute./Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

Etiketa: komenttrashegimiawall street journalxhorxh bush


Ju sugjerojmë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave

9 Qershor, 2026 8:30 am
Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur

9 Qershor, 2026 8:27 am
Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

9 Qershor, 2026 8:25 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Qershor, 2026 8:24 am
Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Para
Komisioneri i PE-së Fleckenstein: Nëse reformat vijojnë, ja kur hapen negociatat për në BE

"Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, BE humbet besueshmërinë"

Duka: Synojmë vendin e dytë, por nuk do të jetë e lehtë

Duka: Synojmë vendin e dytë, por nuk do të jetë e lehtë

Ja sa ka kushtuar dasma indiane e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Ja sa ka kushtuar dasma indiane e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas
















TE FUNDIT

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje
9 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump u përball me fishkëllima të forta nga një pjesë e tifozëve në Madison Square Garden, pasi...

Lexo më shumë

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur
9 Qershor, 2026

Katër persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore, njoftuan...

Lexo më shumë

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
9 Qershor, 2026

Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën, njoftoi dje...

Lexo më shumë

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
9 Qershor, 2026

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}