Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi u kap në Pogradec duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm me makinën e saj tip “Benz”.
Mësohet se e arrestuara është identifikuar me inicialet Xh. H. Sipas policisë, ajo u kap pranë fshatit Grabovicë duke transportuar në drejtim të Tiranës emigrantët nga vendet e lindjes të cilëve kundrejt shpërblimit, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të jashtëligjshme./ Opinion.al