Motër e vëlla janë mbytur të enjten në një pus të hapur në kryeqytetin kosovar, në lagjen Kolovica
Florenta 13 vjeçare dhe Florenti Mramori 11 vjeçar, mbetën të vdekur dje rreth orës 14:00 në lagjen Kolovica.
Askush nuk është arrestuar e askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë incident të ndodhur në këtë vend-punishte, me gjasë ilegale, që përdoret për vite si pishinë nga fëmijët e lagjes. Banorët thonë se e lajmëruan shumë herë tek autoritetet këtë gropë vdekjeprurëse. Por, përgjegjësinë për këtë tragjedi pa dyshim se e kanë Komuna e Prishtinës dhe Qeveria.
Ata u përcollën sot në banesën e fundit. /GazetaExpress