Pas pothuajse 2 javësh, ka ndërruar jetë në spital mamaja e Mirald Metallarit, 21-vjeçarit që vrau me armë babain dhe plagosi aksidentalisht nënën e tij.
Policia e Tiranës njofton se Nurie Metallari 47 vjeç ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 korrik në Bathore, ku djali pas një sherri për karrocën me llaç me babain e tij ish-polic Miftar Metallarin , e qëlloi me armën e tij të shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.
Për të ndarë sherrin që nisi në çast mes at e bir, ndërhyri e ëma e cila u qëllua aksidentalisht me armë nga djali i saj. Ka qenë pikërisht 21-vjeçari që kur pa mamanë e tij të gjakosur, e futi në makinë dhe e dërgoi në spital.
Mirald Metallari u arrestua më pas, ndërsa 3 ditë më vonë Gjykata vendosi arrest me burg ndaj tij me akuzën vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare