Tre persona janë gjetur të vrarë në fshatin Vollkovë të Shkupit – dy gra të moshës 60 dhe 80-vjeçare, dhe një burrë, me profesion polic.
Që të tre personat janë gjetur me plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit, bën të ditur Zhurnal.mk.
Jozyrtarisht mësohet se polici ka qëlluar mbi dy gratë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Motivet tash për tash janë të paqarta.
Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.