Bota

Tragjedi në Australi, era ngre në ajër kështjellën prej gome, vdesin 4 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 16/12/21 |
Opi Nion

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi. Katër fëmijë kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një feste në shkollë, pasi ranë nga një lartësi 10 metra nga një kështjellë prej gome, e cila u ngrit në ajër si pasojë e erës.

Fëmijët në shkollën fillore Hillcrest në Devonport, në bregun verior të Tasmanisë, po festonin fundin e vitit shkollor kur era e ngriti në ajër kështjellën prej gome.

“Nxënësit e klasës së gjashtë shkollës fillore Hillcrest ranë nga një lartësi prej rreth 10 metrash pasi era e fuqishme përfshiu lodrën e tyre të gomës rreth orës 10 të mëngjesit”, shkruan Policia e Tasmanisë në një deklaratë.

Katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem humbën jetën dhe pesë të tjerë ndodhen në spital me plagë të rënda. Zakonisht fëmijët në klasën 6 janë midis 10 dhe 12 vjeç, kjo dyshohet të jetë dhe mosha e tyre, raporton CCN.

“Në një ditë kur këta fëmijë duhej të festonin ditën e tyre të fundit në shkollën fillore, ne të gjithë po vajtojmë humbjen e tyre,” tha komisioneri Darren Hine gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.

“Zemrat tona janë thyer për familjet dhe të dashurit, shokët e shkollës dhe mësuesit e atyre fëmijëve, të cilët u ndanë nga jeta shumë shpejt”, tha ai./Opinion.al

Pas