Trageti “Ventura” I linjës Durrës-Bari ka ardhur me 1 orë e gjysëm vonesë sot në portin tonë. Opinion.al kontaktoi me shefin e kapitenerisë I cili tha se vonesa ka ndodhur për shkaqe teknike të tragetit, por asgjë nuk është alarmante. Ai tha se kushtet atmosferike nuk kanë sjellë probleme në porte, duke hedhur poshtë lajmet që qarkullojnë këtë të diel se moti i keq ka penguar lëvizjen në det. Sipas tij, gjithcka është në normalitet.
/Opinion.al