Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafiku i 8 ton kanabis me kamion për në Itali, ja gabimet që bënë policët në doganë

2017/03/25 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trafiku i 8 ton kanabis me kamion për në Itali, ja gabimet që bënë policët në doganë

Zbardhet trafiku i drogës nga Qafë Thana, që çoi në pranga 4 policë të Pikës së Kalimit Kufitar.


Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në vijim të hetimeve të nisura pas zbulimit të një sasie prej rreth 8 tonësh kanabis sativa në Itali, në një kamion maqedonas që kishte kaluar tranzit në Shqipëri.

Sipas Prokurorisë hetimi ka nisur, pasi në mediat shqiptare është publikuar fakti në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej 8 (tetë) ton lëndë narkotike të llojit marijuanë nga Autoritetet Policore Italiane dhe dyshohej se mjeti i transportit që kishte trafikuar këtë sasi lëndë narkotike e kishte origjinën e tij nga Maqedonia dhe kishte kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali.

Gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z.S, rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me datë 04.02.2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe, pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë. Po me datë 05.02.2017, në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).

Autoritetet Italiane duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike kanë filluar menjëherë hetimet proaktive. Gjatë transportimit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z. S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë të parkuar atë tek një parking, por kanë ndërhyrë Autoritetet Italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si edhe kanë sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.

Nga veprimet e kryera nga autoritetet italiane, rezultoi se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt, i plumbosur dhe i vulosur në gjendje të rregullt, siç kanë qenë të vendosura nga Autoritetet Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë Thanë, në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer veprimet e saj procedurale. Në bazë të tyre, rezulton se kamioni ka hyrë në Shqipëri në datën 04.02.2017 në Pikën Kufitare Qafë Thanë dhe i është nënshtruar një kontrolli sipërfaqësor. Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2-3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar.

Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punonjësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, me datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali.

Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se me datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga ana e Gjykatës.

Në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda ka angazhuar efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) për ekzekutimin e masave të sigurisë, për punonjësit e Policisë, të dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, si më poshtë:

Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni

Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje

Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje

Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.

 

Etiketa: 8 ton drogedoganegabimetpolicet


Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Plisa apo Pisa?!!

E Fundit/ Policia italiane nis arrestimin e tifozëve që prishen ndeshjen në "Renzo Barbera"

Shpërthim te ish-reparti ushtarak në Tiranë, dy fëmijë të plagosur

Shpërthim te ish-reparti ushtarak në Tiranë, dy fëmijë të plagosur

Përse nuk mund të heqim dorë nga Bashkimi Europian

Përse nuk mund të heqim dorë nga Bashkimi Europian
















TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com