Policia e ka Tiranës ka vënë nën pranga dy persona për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa janë sekuestruar 10 kg, kanabis sativa. Të ndaluarit janë Elton Lala 29 vjeç dhe Shkëlzen Duçka 28 vjeç, të cilët sipas burimeve të policisë ushtronin aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit të narkotikëve, kryesisht në zonën e Farkës.
Mësohet se 29-vjeçari Lala është punonjës policie ne burg, ndërsa lënda narkotike është gjetur në bagazhin e mjetit me të cilin dy personat e ndaluar, udhëtonin.