Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafikoi kokainë në vendet nordike, dënohet me 9 vite burg Jetmir Kastrati

2023/03/21 at 11:35 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani shkon në SPAK

Jetmir Kastrati, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë me 9 vite burg, pasi u shpall fajtor për trafikim të lëndëve narkotike në vendet skandinave.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin me 13 vjet e 6 muaj burgim për Kastratin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, të cilin duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë.

Kastrati akuzohet kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d” dhe 28/4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

“Në seanca e mëparshme, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në konkluzionet përfundimtare ishte kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) për kryerjen e veprave penale të sipërcituara dhe dënimi i tij me 13 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë.

Në përfundim të gjykimit më 20.03.2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjeë e 6 muaj burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimishë 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë”-thuhet në njoftim.

Sipas GJKKO që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.

Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmëve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë.

Etiketa: denimJetmir Kastratilende narkotike

Ju sugjerojmë

Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë
Aktualitet

Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë

25 Korrik, 2025 1:37 pm
Sarandë/ Në kërkim 5 shtetas italianë, u konfliktuan në shëtitoren e qytetit
Aktualitet

Sarandë/ Në kërkim 5 shtetas italianë, u konfliktuan në shëtitoren e qytetit

25 Korrik, 2025 1:27 pm
Kodi i ri Penal/ Rakipi: Propozuam lirimin me kusht edhe për burgim të përjetshëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Rakipi: Propozuam lirimin me kusht edhe për burgim të përjetshëm

25 Korrik, 2025 12:51 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Mashtroi një shtetas e i mori 100 mijë €, bie në pranga/ Një tjetër i ndaluar për..

25 Korrik, 2025 12:30 pm
Rrëfimi i Thaçit/Rama:E vërtetë Komandant! E lirë nuk është drejtësia ndërkombëtare
Aktualitet

Rrëfimi i Thaçit/Rama:E vërtetë Komandant! E lirë nuk është drejtësia ndërkombëtare

25 Korrik, 2025 12:21 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Aktualitet

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

25 Korrik, 2025 12:08 pm
Apartamente, llogari bankare e../ Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar
Aktualitet

Apartamente, llogari bankare e../ Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar

25 Korrik, 2025 12:04 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret, MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 29 vatra, 10 ende aktive

25 Korrik, 2025 11:51 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Një ditë para skadimit të afatit 30-ditor, dështimi i 52-të për Kuvendin e Kosovës

25 Korrik, 2025 11:45 am
“Kodi i ri Penal t’i shërbejë Shqipërisë dhe jo pushtetit”/Zaçaj: Të jetë parzmore..
Aktualitet

“Kodi i ri Penal t’i shërbejë Shqipërisë dhe jo pushtetit”/Zaçaj: Të jetë parzmore..

25 Korrik, 2025 11:37 am
Para
I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës

I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës

– Berisha: Çdo ndërtim pa leje paguan te policia gjobën deri në 200 mijë euro

Berisha padi në "Administrative": Të çregjistrohet Alibeaj si kryetar i komanduar i PD

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash

TE FUNDIT

Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë

Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë
25 Korrik, 2025

Pas më shumë se dy javësh nën zjarr, mësohet se situata në zonën e Dukatit është neutralizuar, megjithatë mbetet nën...

Lexo më shumë

Sarandë/ Në kërkim 5 shtetas italianë, u konfliktuan në shëtitoren e qytetit

Sarandë/ Në kërkim 5 shtetas italianë, u konfliktuan në shëtitoren e qytetit
25 Korrik, 2025

Shpallen në kërkim 5 shtetas italianë që u konfliktuan me sende të forta në shëtitoren e qytetit. Policia ka reaguan...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal/ Rakipi: Propozuam lirimin me kusht edhe për burgim të përjetshëm

Kodi i ri Penal/ Rakipi: Propozuam lirimin me kusht edhe për burgim të përjetshëm
25 Korrik, 2025

Është prezantuar sot zyrtarisht drafti i parë i Kodit të Ri Penal, një dokument që shënon një moment të rëndësishëm...

Lexo më shumë

Mashtroi një shtetas e i mori 100 mijë €, bie në pranga/ Një tjetër i ndaluar për..

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
25 Korrik, 2025

Komisariati i Policisë Nr. 4, në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Totali” ku janë ndaluar dy shtetas. I mori...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com