Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha padi në “Administrative”: Të çregjistrohet Alibeaj si kryetar i komanduar i PD

2023/03/21 at 12:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
– Berisha: Çdo ndërtim pa leje paguan te policia gjobën deri në 200 mijë euro

Mesditën e kësaj të marte në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë së depozituar nga grupimi i Sali Berishës, që kërkon që KQZ të çregjistrojë subjektin “Partia Demokratike”, e cila është e regjistruar me nënkryetar Enkelejd Alibeaj.

Në padinë e paraqitur kërkohet që gjykata të regjistrojë Partinë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësohet nga Berisha, si kryetar, si subjekt zgjedhor në 14 maj, si dhe të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë me palë:

PADITËSE:  Partia Demokratike e Shqipërisë.

I PADITUR:   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI:  Ndryshimin e Vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

  1. Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të çregjistrojë subjektin “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar;
  2. Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023;
  3. Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimin e datës 18.03.2023.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me Vendimin nr.27, datë 16.03.2023, objekt i padisë së mësiperme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr.33 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Ledio Nuraj dhe z.Franci Nuri;

  1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.32 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Indrit Sefa;
  2. Ankuesi “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Indrit Sefa të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: – Deklaratën sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë; – “Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
  3. Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me nënkryetarin, z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
  4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

6.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Etiketa: enkelejd alibeajKASpartia demokratikesali berisha

Ju sugjerojmë

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…
-U tha në Opinion

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…

8 Qershor, 2023 11:14 pm
Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit
-U tha në Opinion

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

8 Qershor, 2023 10:49 pm
Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..
-U tha në Opinion

Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..

8 Qershor, 2023 10:02 pm
VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit
-U tha në Opinion

VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit

8 Qershor, 2023 9:56 pm
Pacolli: Jam i zhgënjyer nga politika
-U tha në Opinion

Pacolli: Jam i zhgënjyer nga politika

8 Qershor, 2023 9:49 pm
Ka shpëtuar disa persona, por si? Pacolli: Gjyshi më ka lënë këtë profeci
Aktualitet

Ka shpëtuar disa persona, por si? Pacolli: Gjyshi më ka lënë këtë profeci

8 Qershor, 2023 9:44 pm
U jepte të panjohurve pensionet e të moshuarve, ç’ndodhi me punonjësen
Aktualitet

U jepte të panjohurve pensionet e të moshuarve, ç’ndodhi me punonjësen

8 Qershor, 2023 9:25 pm
400 banorë mësyjnë në zyrat e ujësjellësit, institucioni nxjerr të vdekurit debitorë
Aktualitet

400 banorë mësyjnë në zyrat e ujësjellësit, institucioni nxjerr të vdekurit debitorë

8 Qershor, 2023 9:11 pm
Gjykata vendosi ta lërë në burg, Vangjush Dako dërgohet në paraburgim në Durrës
Kronikë

Gjykata vendosi ta lërë në burg, Vangjush Dako dërgohet në paraburgim në Durrës

8 Qershor, 2023 9:00 pm
Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën
Kryesore

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

8 Qershor, 2023 8:46 pm
Para
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash

Noka-Alibeajt: S’do lejojmë askënd ta pengojë për shkak të frikës Basha-Alibeaj

Flamur Noka pas raportit të DASH: Po fshikullohet qeveria dhe pushteti lokal!

Kolaudimi, Gonxhe: Çdo certifikatë e skaduar favorizohet me plus 12 muaj

Blendi Gonxhja: Nuk jemi tërhequr, çmimi i patentave do rritet

TE FUNDIT

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…
8 Qershor, 2023

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka folur këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” edhe për...

Lexo më shumë

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit
8 Qershor, 2023

Behgjet Pacolli tregoi në emisionin “Opinion” këtë të enjte historinë e pabesueshme të tij, që nga fëmijëria e deri te...

Lexo më shumë

Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..

Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..
8 Qershor, 2023

Behgjet Pacolli ka rrëfyer për emisionin “Opinion” jetën e tij. Edhe ose njihet si një nga personat më të pasur...

Lexo më shumë

VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit

VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit
8 Qershor, 2023

Në emisionin “Opinion” sipërmarrësi i njohur shqiptarë nga Kosova, Behgjet Pacolli ka folur për jetën e tij. Ai na prezantoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com