Në mesin e viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë në lokalin e natës në Stamboll ishin edhe tre persona me origjinë shqiptare. Konkretisht, një i vdekur dhe dy të plagosur, raporton agjencia ‘Presheva Jonë’, ndërsa nuk janë bërë të ditur emrat e tyre. Ata janë shtetas të Turqisë por me origjinë shqiptare. Nga sulmi i armatosur natën e ndërrimit të viteve 39 persona mbetën të vrarë dhe 69 u plagosën. Sulmi është konsideruar terrorist, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia. Shumë prej viktimave janë shtetas me origjinë të huaj.
Detajet e reja/ Sulmesi i Stambollit nuk erdhi si ‘babagjysh’ Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım ka vizituar dje personat e plagosur gjatë sulmit terrorist në një klub nate në Stamboll.
Yıldırım në dalje ka bërë edhe një deklaratë në lidhje me ngjarjen. “Terrori nuk mund të na frikësojë. Nuk mund të na prishë vëllazërinë, unitetin dhe bashkërinë. Terrori nuk mund të në trembë ne, përkundrazi ne e trembim atë” ka thënë Kryeministri Yıldırım dhe në vijim ka shtuar: “Dëgjoj sa djathtas majtas se personi ka ardhur i veshur si babagjysh dhe ka sulmuar. Një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ai ka ardhur i armatosur. Si një terrorist”, raporton Anadolu Agency (AA)