Një bombol gazi ka shpërthyer në shtëpinë e një shtetasi në Drashovicë të Vlorës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit Razi Hoxha.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz por banesa e qytetarit ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ky është rasti i dytë brenda ditës në Vlorë për shpërthim bombole gazi. Paradite një banesë ka marrë flakë në Selenicë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, duke lënë të plagosur pronarët e shtëpisë.
Dy ditë më parë një bombol me hidrogjen shpërtheu në një argjendari në Tiranë dhe 4 të plagosur. /Opinion.al