Kronikë

Tiranë/ Vetëvritet 33-vjeçarja, 4 të afërm në hetim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 26/10/20 |
Opi Nion

Një 33 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë në banesë.

Policia thotë se 33-vjeçarja me inicialet M.H. ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Por në përfundim të hetimeve policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 4 persona, të afërm, që sipas bluve dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën M.H. kreu vetëvrasjen.

Të proceduarit janë; Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme./ Opinion.al

Pas