Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka tentuar të korruptojë uniformat blu.
Kristjan Sulo është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe kur polici ishte duke mbyllur proçedurat e për heqjen e patentës, qytetari nga Lushnja i ka ofruar këtij të fundit 2 mijë lekë të reja.
Ai përballet tashmë me akuzën e korrupsionit.