3 pronarë biznesesh kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se janë përfshirë në kontrabandën e mallrave.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 28-vjeçari me inicialet M. Xh., 34-vjeçari E. L dhe 24-vjeçari E. P
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të të arrestuarve, në Kamzë, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al