Aktualitet

Tiranë/ Shisnin celularë të kontrabanduar, 3 të arrestuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 13/10/22 |
Opi Nion

3 pronarë biznesesh kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se janë përfshirë në kontrabandën e mallrave.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 28-vjeçari me inicialet M. Xh., 34-vjeçari E. L dhe 24-vjeçari E. P

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të të arrestuarve, në Kamzë, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas