Një punonjës i Policisë Rrugore ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të armatosur duke arrestuar një person me pistoletë.
Punonjësi i qarkullimit rrugor ka ndërhyrë menjëherë për shmangien e konfliktit duke kërkuar dhe ndihmë nga forcat e Posaçme “Shqiponja”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Siri Kodra”, në afërsi të “Punishtes së Pastrave”.
Pas një konflikti mes disa personave, ku njëri ishte i armatosur, Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pas kësaj u bë shoqërimi i Tuçi, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zaztava”. Gjithashtu u shoqëruan edhe dy vëllezërit e përfshirë në këtë konflikt, shtetasit: F. P., 30 vjeç dhe E. P., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.