Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e rëndë të Lorenc Kostës nga efektivi i policisë Erion Goxhara sot në Tiranë.
Kosta ka qënë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Pasi e ka plagosur i ka bërë fotografi. Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij. Ka mbërritur në banesë ku ka marrë një çantë me vete. Më pas dyshohet se është larguar drejt Dajtit.