Një makinë policie ka përfunduar në bordurën e lumit të Lanës orët e para të mëngjesit të sotëm tek Ura e Shkozës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, ku punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.