Kronikë

Tiranë/ Kamionçina përplaset me trafikndarësen, vdes shoferi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 31/08/22 |
Opi Nion

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë paraditen e së mërkurës, ku një kamionçinë është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, i cili ende nuk është identifikuar.

“Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës”-njofton policia.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm një automjet hyri në oborrin e një banese në Kombina, ku përplasi për vdekje një vajzë 25-vjeçare.

 

Pas