Një 20-vjeçar ka humbur jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:25, në Unazë të Re.
I riu ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, ku dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të vdekjes së të riut./ Opinion.al