Një 84-vjeçare me iniciale D.L. është hedhur nga banesa ku banonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 të mëngjesit të sotëm në “Don Bosko”.
“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.