Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një konflikti në familje në Tiranë. Mësohet se një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj në Don Bosko pas një konflikti të çastit.
Sipas informacioneve, gruaja është identifikuar me inicialet A. N. ndërsa burri F.Gj.. Burri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al