Një qytetar është gjendur i plagosur me armë zjarri në kryeqytet.
Sipas Tv Klan personi ende i paidentifikuar u gjet i shtrirë në trotuar afër piramidës.
Mendohet se është qëlluar nga distanca me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna
Ai është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./Opinion.al