Kronikë

Tiranë/Dhunoi 2 motrat e babain, i kanosi edhe me thikë, kapet në flagrancë i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 17/04/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i ka kanosur ata me thikë.

Kallëzimi në polici është bërë nga njëra prej motrave dhe në vijim të veprimeve policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi A. Ll.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Njoftimi i policisë
Tiranë
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.
Ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kanosi ato me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas