Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një fëmijë 8 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati dytë i banesës në Bathore, rreth orës 22:30.
I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë..
“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.