Një aksident me makinë ka ndodhur në rreth-rrotullimin Tiranë-Farkë në Kryeqytet.
Për pasojë ka humbur jetën një këmbësor.
L.Braja, 57 vjeç, banues në Tiranë ishte duke ecur në momentin kur makina e ka përplasur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.