Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana night life – fundjava nën hijen e “Elita 5”

2016/10/20 at 10:26 AM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tirana night life – fundjava nën hijen e “Elita 5”

Përmbledhje e eventeve kryesore në klubet e Tiranës në fundjavën që lamë pas.


Nga Albatros Rexhaj-

Dimri po afrohet!

Por, në Tiranë, kjo nuk është ndonjë gjë e keqe, sidomos nëse je dikush (si puna ime) që ka dëshirë tërë kohën të vërdalloset!

Çuditërisht, dimri e gjallëron jetën e natës në Tiranë. Në kohën kur instinktet natyrore sugjerojnë që duhet të rrimë buzë kaloriferëve, klubet e Tiranës na ftojnë që të kërkojmë të ngrohtin e zemrës e të shpirtit, me mesazhin që të ftohtit t’i shmangemi duke u kënaqur dhe duke u shoqëruar. Dhe shenjat e para na dëftojnë që kjo vjeshtë dhe dimri që po troket do të jetë një sezon i bukur, natyrisht për të gjithë ata që ndjehen se pos shtëpisë së vet kanë edhe një shtëpi të dytë, atë në klub.

Fundjavën që lamë pas e nisa në Llollipop, të premten në mbrëmje. Jo për shkak se gjendet në bllok dhe është shumë më i qasshëm se shumica e klubeve të tjera, por për shkak se për mua, por edhe për shumë të tjerë, në mesin e klubeve, Lollipop simbolizon “dashurinë e parë”. Të premten në mbrëmje, Lollipopi mblodhi shumë adhurues të ritmeve dhe kërcimeve latine, pasi që aty u tubuan nxënësit e një pjesë të mirë të shkollave të kërcimit latin që kërcyen deri në ora 1 pas mesnate. Për natyrën e mbrëmjeve në Lollipop kjo ishte një përvojë ndryshe dhe mjaft intriguese. Më pas, qejfi vazhdoi deri në mëngjes me ritmet e DJ Willy Williams nga Franca, i njohur për hitet e tij “Ego” dhe “Paris”.

1 (1)

Te Folie Terrace ishte Mc Kresha dhe Lyrical Son që (dhe kjo nuk është befasi) si me buton ngritën temperaturën në klub. Mc Kresha e dëshmoi edhe njëherë se është një artist që e ndjen ritmin e shpirtit të publikut dhe se ai këndon sepse ka diçka për të thënë, edhe atëherë kur paguhet për këtë gjë. Kresha ishte një gjetje shumë e mirë nga Folie dhe një shenjë që tregon se te Folie ky sezon do të jetë diçka më i ngrohtë se i kaluari.

Adhuruesit e një muzike më ritme më tradicionale e gjeten veten të klubi Magic4 Tabu ku performuan Gëzim Nika dhe Alberie Hadërgjonaj. Personalisht, ky tip muzike nuk më tërheq (pos në dasma), por gjithsesi që të dy artistët e mëdhenj demonstruan edhe njëherë se dinë të ndezin zemrat e publikut. Si përfundim, e premtja mbrëma në Magic4 Tabu ishte një mbrëmje goxha interesante.

Klubi më i ri latin në metropol, La Rosa Negra, organizoi një workshop për të mësuar Kizomba, kërcimi më sensual i ditëve të sotme, dhe më pas gjithçka vazhdoi me tingujt e DJ Mwami, një emër jo pak i njohur për adhuruesit e tingujve latinë. La Rosa Negra padyshim është një klub simpatik, por akoma ka nevojë të investojë në krijimin e një ambienti më të ngrohtë, mbase me më të hareshëm. Gjithsesi, La Rosa Negra është një klub ku ia vlen të “humbësh rrugën” kohë pas kohe.

2

Adhuruesit e mbrëmjeve pak më të qeta, të premten e të shtunën në mbrëmje, e gjeten veten e tyre në Padam duke dëgjuar tingujt e muzikës jazz me këngëtarët Marsela Cibukaj, Vikena Kamenica dhe Kamela Islamaj. Dy mbrëmje shumë simpatike, me muzikë të përzgjedhur me shumë shije dhe shoqëri të mirë. E bukura e fundjavës që shkoi ishte se mbrëmjen e parë pas martesës, Princi Leka dhe princesha e re e kaluan pikërisht në Padam dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Padam ka diçka aristokratike në strukturën e vet, por e bukura është se këtë nuk e shpreh më teprime. Padam më pëlqen për nga mundësia që krijon për të zhvilluar  bisedë dhe (njëkohësisht) për të dëgjuar muzikë, pastaj shërbimi është i mirë dhe me shumë klas, por nuk më pëlqen që ndonjëherë të krijohet përshtypja se je paksa nën vëzhgim. Sigurisht se e tëra nuk është gjë tjetër veçse shprehje e një kujdesi të mbitheksuar nga ana e stafit, por kam përshtypjen se klientëve nuk do t’u bënte keq një nuancë privatësie. Një gjë tjetër që më pëlqen te Padam është fakti se të mërkurave në mbrëmje, në një atmosferë modeste por të ngrohtë, tubohen adhuruesit e kërcimeve latine dhe thjesht bëjnë kokrrën e qejfit.

3

Garage Pub, klubi i frymës së viteve të 60-ta dhe për mendimin tim mbase klubi i vetëm me potencialin që të krijojë atmosferë të ngjashme me atë të klubeve diskrete të metropoleve evropiane, të shtunën kishte Venera Lumanin dhe Lind Islamin, të ndjekur në ritëm nga Klodi Hidra. Dashuria e këtyre dyve pasqyrohet edhe në muzikën që ata bëjnë dhe diçka nga kjo ngrohtësi e tyre, shumë e veçantë në diskrecionin e vet, kalon edhe te ne. Menaxhmenti i Garage Pub mund të mos pajtohet, por mbrëmja e së shtunës më pëlqeu edhe për faktin se nuk kishte shumë rrëmujë. Një mbrëmje e këndshme me muzikë të bukur dhe shumë mundësi për të kërcyer. Për të gjithë ata që synojnë ta zbardhin mëngjesin, Garage Pub definitivisht është një stacion i duhur për të ngrohur gjakun dhe për të trazuar adrenalinën para se të vazhdohet diku tjetër.

4 (1)

Ardhja e rock grupit ikonë “Elita 5”, për hapjen e sezonit dimëror te Rockstock Tirana, që mblodhi afër 500 adhurues të muzikës rock dhe pop, për mua, padyshim se ishte piku i të gjitha eventeve për fundjavën që shkoi. Të dëgjosh Elita 5 është një mundësi unike për të vjedhur diçka nga shpirti rinor që ky grup projekton nëpërmjet muzikës që bën. Skena e Rockstock Tirana u kthye në një mekanizëm pompimi të adrenalinës së bukur për të gjithë ata që refuzojnë të plaken dhe për të gjithë të tjerët që janë të bindur se muzika rock i bën të ndihen më të mëdhenj. Nuk ka dyshim se Rockstock Tirana është një vend ku secili duhet ta shkojë, një vend që mua më pëlqen për frymën e një rezistence artistike që pasqyron, por, kam përshtypjen se, si frymë menaxhimi, ka nevojë për më pak formalizëm dhe më tepër shpirt dhe dorë të lirë.

E premtja dhe e shtuna që po vjen japin shenja të një fundjave edhe më dinamike. Te Rockstock do të jetë Aleksandër Gjoka, te Folie do të jetë Noizy, te Lolipop ka hip hop night me Dj PM, te Magic4 Tabu do të jetë Ermal Fejzullahu, te Garage Pub do të jetë Tiri, fituesi i edicionit të pestë të Voice of Albania, ndërkaq Vikena, Kamela dhe Marsela do të jenë përsëri te Padami.

Për këtë fundjavë, parashikuesit e motit flasin për netë të freskëta dhe me shi, por, pavarësisht kësaj, në Tiranë, kjo e premte dhe e shtunë në mbrëmje do të jenë mjaftueshëm të këndshme, me një vend të ngrohtë, diku në metropol, për gjithsecilin që nuk do të rri në shtëpi.

(Ky reflektim është krejtësisht personal)

*Shkruar për Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Video/ A është ky i dashuri i ri i Zanfina Ismaili?

Video/ A është ky i dashuri i ri i Zanfina Ismaili?

Video/ Jo vetëm Rita, Dua dhe Bebe/ Stanaj është shqiptari tjetër që po ftohet në programin e Jimmy Fallon

Video/ Jo vetëm Rita, Dua dhe Bebe/ Stanaj është shqiptari tjetër që po ftohet në programin e Jimmy Fallon

Zjarre në Lezhë, përfshihen hoteli dhe një banesë

Merr flakë shtëpia, familja shqiptare hidhet nga dritarja
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}