Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana, në kryqëzim të botëve

2024/04/03 at 10:06 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana, në kryqëzim të botëve

Një qytet i rilindur dhe epiqendra e Shqipërisë e cilëson Tiranën e përditshmja franceze “La provence”.


Një nga gazetat më të madha në Francë citon se kryeqyteti shqiptar simbolizon imazhin e vendit, duke shtuar gjithashtu se kryebashkiaku nuk resht së promovuari punën e bërë gjatë këtyre viteve për transformimin e tij.

Shkrimi vijon me një rrugëtim në destinacionet kryesore të Tiranës të cilat evokojnë identitetin e kryeqytetit shqiptar.

“Pra, është ajo që e parë nga qielli dhe nën petkun e një dielli rrëzëllitës shfaqet më së fundmi, pasi ke përshkuar plazhe të panumërt ranore dhe ke kaluar Durrësin.

Tirana, epiqendra e një Shqipërie në lulëzim e sipër ku ndërtesat e reja mbijnë me shpejtësi në kontrast me ndërtesat e rrënuara, duke u bazuar tek mesazhet e kryebashkiakut i cili pret me dëshirë gazetarët për të promovuar një kryeqytet ne lulëzim të plotë.

Dhe kjo duket menjëherë sapo vendos këmbët në tokë pasi sapo del nga aeroporti i kryeqytetit, kjo Shqipëri me kontrastet e saj shfaqet papritmas; me rrënjët e saj por dhe moderne njëkohësisht.
Në arterien e madhe të mbushur me njerëz që zbret në vijë të drejtë drejt qendrës së qytetit, Opel-ët e vjetruar dhe taksitë e vjetra Mercedez i sheh përkrah disa mjeteve elektrike kineze dhe ca veturave të tjera, çmimi i të cilave kalon 6 shifrat.

Ky peisazh, fushat dhe lokalet modeste i lënë vendin shtëpive më “flirtuese” dhe disa ndërtesave tregtare para se të ndeshesh me ndërtesa të tjera edhe më të mëdha.
Por Tirana nuk është vetëm kaq sepse sapo arrin në qytet një copë byrek me 100 lekë (1 euro) mund ta gjesh në një nga dyqanet e shumta që sheh në qendër të qytetit e po ashtu mund të shëtisësh përgjatë sheshit Skënderbej.

Një lloj nyjeje lidhëse kryesore e qytetit ku gjenden ndërtesa, arkitektura e të cilave dëshmon për të kaluarën e vendit, një ndërthurje mes sundimit italian dhe komunizmit.

Ajo çka të tërheq fillimisht është Muzeu Historik Kombëtar i stilit sovjetik, i cili me mozaikun e tij madhështor evokon nocionin e lirisë së popullit shqiptar. E pamundur po ashtu të anashkalosh Sahatin e Tiranës i cili që nga viti 1821 ofron një pamje panoramike të qendrës së Tiranës e lartë 35 m ajo është kthyer në një simbol të qytetit.

E mbi të gjitha duhet marrë pak kohë për të vënë këmbët në këtë “bizhu” të periudhës osmane që është Xhamia e Ethem Beut, e hapur ne 1821 dhe ndërtimi i së cilës zgjati rreth 30 vite.

Fare pranë sheshit gjenden po ashtu dy elemente thelbësore për çdo arratisje kulturore në Tiranë. “Shtëpia e gjetheve”, e quajtur kështu për bimët kacavjerrëse që përshkojnë fasadën e saj. Bëhet fjalë për institucionin e vjetër të shërbimeve sekrete, të kthyer në muze dhe evokon momentet më të errëta të historisë së Shqipërisë, sa i përket survejimit të popullsisë.

Po ashtu muzeu Bunk-Art i cili ruan me përkujdesje disa mbetje të regjimit të Enver Hoxhës, udhëheqësi komunist shqiptar nga 1944 deri 1985 dhe që në mënyrë paranojake ndërtoi me dhjetra e mijëra bunkerë në gjithë vendin.

Po ushqimi, ku qëndron në gjithë sa përmendëm? Jo larg sheshit Skënderbej ndodhet Kalaja e Tiranës, nga e cila sot ka mbetur veç një pjesë por ku mund të gjesh mjaft dyqane dhe kryesisht restorante. Ajo që mund të themi është se shqiptarët nuk i bëjnë gjërat përgjysmë.

Mbi të gjitha kur të serviren disa lloje shijesh dhe me nje sens shërbimi që nuk ka të krahasuar. Djathra, speca të pjekur e mbi të gjitha mishi i qengjit i cili përbën menunë më domethënëse të guzhinës shqiptare.”



Ju sugjerojmë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha futen në regjimin e posaçëm ’41 biss’

Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha futen në regjimin e posaçëm ’41 biss’

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

“Hera e tretë që më sulmohet biznesi”/ Pronari i mobilerisë në Durrës: Nuk kam konflikte me askënd

“Hera e tretë që më sulmohet biznesi”/ Pronari i mobilerisë në Durrës: Nuk kam konflikte me askënd
















TE FUNDIT

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
21 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i...

Lexo më shumë

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
21 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht një grup prej 9 protestuesish që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}