Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi për sportin dhe rininë  

2022/12/04 at 3:14 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi për sportin dhe rininë  

Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tarantos, Rinaldo Meluçi u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të vendosur këtë bashkëpunim të ri mes dy qyteteve.

Veliaj e vuri theksin te fakti se Tirana, pas vitit të suksesshëm si Kryqyteti Europian i Rinisë, do të vijojë vitin e ardhshëm me titullin e Qytetit Europian të Sportit dhe tha se bashkëpunimi me Taranton, qyteti mikpritës i Lojërave Mesdhetare 2026, është mëse i vyer.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një delegacion nga Taranto, të cilët janë në Tiranë për të konkretizuar binjakëzimin mes dy qyteteve tona. Vitin e ardhshëm Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2026 Taranto do të presë “Lojërat Mesdhetare”. Unë besoj se kemi jo vetëm dashamirësinë e dy kryetarëve, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar, sidomos në fushën e sportit”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se dy qytetet do kenë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, si dy vende pritëse të eventeve më të mëdha sportive.

“Do doja shumë që projekti ynë i parë, si dy qytete binjake, të fokusohej te sporti dhe rinia. Ne patëm një vit të jashtëzakonshëm si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, me shumë aktivitete sportive, kulturore, të muzikës dhe të artit. Vitin e ardhshëm ne do të fokusohemi më shumë te sporti, por duam të mësojnë nga Taranto, duke qenë se po punojmë për disa impiante sportive – kemi bërë fushën e atletikës pas Korpusit Universitar, po fillojmë tani me kompleksin “Dajti” etj. Duke qenë se Taranto do të jetë kantieri më i madh në Mesdhe, për t’u përgatitur për Lojërat Mesdhetare, besoj se është një hapësirë e jashtëzakonshme që edhe ne të mësojmë nga njëri-tjetri, të përgatisim atletët tanë që të fitojnë gara dhe të na nderojnë, ndoshta edhe më mirë se në Oran, kur u takuam herën e fundit,” tha ai.

Nga ana e tij kryebashkiaku Rinaldo Meluçi tha se arsyeja përse Taranto kërkoi këtë bashkëpunim ishte pikërisht fakti se Tirana po njeh një zhvillim të vrullshëm.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu dhe ju falenderojmë për mikpritjen! Teksa vinim nga aeroporti, zbuluam një qytet në zhvillim e sipër, gjë për të cilën ishim në dijeni, por edhe sepse në thelb ishte arsyeja pse kërkuam këtë binjakëzim me Tiranën – një qytet i ri, ku po investohet shumë për modernizimin, për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të rinjtë. Jo më kot, donim ta vizitonim pikërisht në fund të këtij viti, kur Tirana është ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’. Jemi të lumtur sepse edhe Taranto po ndjek pak a shumë një rrugëtim të tillë. Është një qytet industrial, që siç e dini ka “plagët” e tij, por që po tenton drejt modernizimit. Do të jetë mikpritës i Lojërave Mesdhetare në 2026. Ka shumë ndërmarrje që investojnë në Shqipëri dhe shpresojmë që shumë të rinj shqiptarë të mund të trajnohen dhe të ushtrojnë aftësitë e tyre brenda asaj çka është sistemi ekonomik i rajonit të Pulias, e cila ruan marrëdhënie të forta dypalëshe me Shqipërisë,” u shpreh Meluçi.

Ai shtoi gjithashtu se edhe Taranto duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana.

“Duam të mësojmë se si një qytet i madh, një qytet me vështirësitë e veta, që duhet të rifitojë kohën e humbur, arrin të projektojë një model alternativ e të qëndrueshëm ekonomik, që ka fokusin te të rinjtë, te teknologjitë e reja dhe që organizon po ashtu, evente të mëdha. Duhet theksuar se është një mënyrë për t’u ripozicionuar përkundrejt tregut dhe botës jashtë. Tirana ia ka dalë me sukses prej kohësh, falë kryebashkiakut, dhe jemi të nderuar për miqësinë dhe vëmendjen që ai na kushton. Taranto vërtet nuk është një qytet edhe aq i vogël, por është një qytet i cili, duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana. Jemi të lumtur që festojmë me ju këtu, pikërisht në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe të mësojmë edhe nga eksperiencat tuaja,” nënvizoi kreu i Bashkisë së Tarantos.

Ju sugjerojmë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme
Aktualitet

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

27 Nëntor, 2025 5:08 pm
“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
Rajoni

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë

27 Nëntor, 2025 4:34 pm
Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
Aktualitet

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

27 Nëntor, 2025 3:41 pm
Para
Video/ IKMT shemb me shpërthim të komanduar hotelin 7 katësh

Video/ IKMT shemb me shpërthim të komanduar hotelin 7 katësh

Foto/Ukraina përballet me dimrin më të vështirë nga Lufta e Dytë Botërore

Foto/Ukraina përballet me dimrin më të vështirë nga Lufta e Dytë Botërore

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, evakuohen 2000 persona

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, evakuohen 2000 persona

TE FUNDIT

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
27 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion” kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS...

Lexo më shumë

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë...

Lexo më shumë

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
27 Nëntor, 2025

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com