Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tifozët protestojnë për Messin

2021/08/06 at 8:30 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozët protestojnë për Messin

Lajmi se Leo Mesi do të ikë nga Barcelona ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e botës së sportit. Trishtimi dhe inati ka kapur tifozët katalanas, ndërsa të gjithë pyesin se cili do të jetë klubi i radhës, i një prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit.

Pesë Gushti do të hyjë në historinë e futbollit, si dita që Barcelona i dha lamtumirën Leo Mesit. Shumë dyshime kanë lindur, që nga ku do të luajë një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, e deri te çfarë pasojash do të ketë për La Liga-n largimi i tij.

Por ajo që po vuan më shumë, është tifozeria blaugrana. Pasi Barça njoftoi se nuk mund të rinovojë me argjentinasin për “shkak të pengesave financiare dhe strukturore”, me qindra tifozë u mblodhën përpara stadiumit “Kamp Nou” për të protestuar.

Tifozët nuk mund ta besojnë se klubi la të ikte futbollistin më të madh të historisë së tij, që në 17 sezone me ekipin e parë, fitoi 35 tituj. Ndërsa tifozeria e Barçës nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë tronditje, në Europë po komentojnë se cili klub mund të paguajë për shërbimet e “Pleshtit”.

Sipas sportives spanjolle “Marca”, PSG-ja ka nisur menjëherë sulmin për argjentinasin. Kontakte mes dy palëve pati menjëherë pasi Barça dha lajmin e trishtë për popullin blaugrana.  Drejtuesit e PSG-së kanë ëndërr të formojnë treshen e sulmit Nejmar-Mbape-Mesi.

Presidenti i parisienëve Naser Al-Khelaifi është gati ta realizojë, pavarësisht pengesave ekonomike. Argjentinasi kishte rënë dakord me Barçën që ta ulte rrogën në 30 mln Euro në vit dhe me francezët po flitet për këto shifra.

Një klub tjetër që mund t’i lejojë vetes të shpenzojë për Mesin është Mançester Siti. Aty, ai do të bashkohej me trajnerin Pep Guardiola. Por për argjentinasin, “qytetarët” duhet të heqin dorë nga blerja e kapitenit të Anglisë, Herri Kejn.

Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
Ngritjet dhe rëniet politike të guvernatorit Andrew Cuomo

Ngritjet dhe rëniet politike të guvernatorit Andrew Cuomo

Shtohet lista e kompanive amerikane që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

Shtohet lista e kompanive amerikane që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

Bill Gates i penduar pas divorcit

Bill Gates i penduar pas divorcit

TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com