Tifozët e Flamurtarit nuk janë aspak të kënaqur me rezultatin e deritanishëm përballë Skënderbeut.
Dufin, ata po e shfryjnë ndaj ekipit Korçar që me këtë rezultat shpallet kampion i Shqipërisë.
Nga shkallët e tribunës, aty ku ndodhet dhe Kryeministri, Edi Rama dëgjohen sharje dhe ofendime në drejtim të korçarëve.
Nga ana tjetër në stadiumin ku po luhet ndeshja Partizani-Teuta, tifozët vazhdojnë t’i bëjnë thirrje policisë të hapë dyert e stadiumit pasi shumë tifozë ndodhen në ambientet e jashtme.
http://www.dailymotion.com/video/x4ba9t2_tifozet-vlonjate-shahjne-ekipin-e-skenderbeut_news
http://www.dailymotion.com/video/x4babpj_tifozet-e-partizanit-hapni-dyert_news