Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në zonën e Thumanës. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur, por sikurse njofton policia janë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al