Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thirrjet e Trumpit për protesta nëse arrestohet, mbështetësit heshtin

2023/03/20 at 8:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kërkohet dëshmia e Trumpit dhe fëmijëve të tij pas “të dhënave” për mashtrime

Thirrjet e ish-Presidentit Donald Trump për protesta përpara ngritjes së mundshme të aktakuzës nga prokuroria e Nju Jorkut, kanë ndeshur kryesish në heshtjen e mbështetësve të tij. Madje disa nga besnikët e tij më të flaktë, e kanë hedhur poshtë idenë, duke e konsideruar si një humbje kohe, apo një kurth të forcave të zbatimit të ligjit.


Kjo gjë ka ngritur pikëpyetje nëse zoti Trump, ndonëse një pretendent kryesor i republikanëve në garën presidenciale të vitit 2024, e që vazhdon të ketë ndjekës të përkushtuar, ka ende fuqinë për të mobilizuar mbështetësit e ekstremit të djathtë, ashtu siç bëri më shumë se dy vite më parë, para 6 janarit 2021, sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit. Ky reagim sugjeron gjithashtu se qindra arrestimet që pasuan sulmin ndaj Kapitolit, përfshirë dënimet për një kohë të gjatë me burg, mund të kenë zbehur dëshirën për të përsëritur trazira masive.

Megjithatë, forcat e zbatimit të ligjit në Nju Jork po vazhdojnë të monitorojë nga afër bisedat në internet që paralajmërojnë protesta dhe dhunë nëse zoti Trump arrestohet. Kërcënimet ndryshojnë për nga specifika dhe besueshmëria, thanë katër zyrtarë për agjencinë ‘Associated Press’. Mesazhet e postuara kryesisht në internet, janë thirrje për protestues të armatosur, që të bllokojnë oficerët e zbatimit të ligjit dhe të përpiqen të ndalojnë çdo arrestim të mundshëm, thanë zyrtarët.

Klubi i të Rinjve Republikan të Nju Jorkut ka njoftuar planet për një protestë në Manhatan të hënën. Po kështu postime nxitëse por të izoluara, u shfaqën në platformat e mediave sociale nga mbështetësit e tij, që bënin thirrje për një konfrontim të armatosur me forcat e rendit, në rezidencën e ish-presidentit në Mar-a- Lago të Floridës.

Por gati dy ditë pasi zoti Trump pretendoi në platformën e tij “Truth Social” se ai pret të arrestohet të martën dhe nxiti ndjekësit të protestonin, ka pak shenja që tregojnë se thirrja e tij ka arritur të frymëzojë mbështetësit për t’u organizuar dhe grumbulluar sikurse ndodhi më 6 janar. Në fakt, një organizator i njohur për mitingjet që i paraprinë trazirave në Kapitol, postoi në Twitter se ai synonte të mos përzihej.

Ali Alexander, i cili organizator i lëvizjes “Stop the Steal”, ‘Ndalni Vjedhjen’, organizoi gjithashtu mitingje për të mbështetur pretendimet e pabaza të zotit Trump se demokratët i vodhën zgjedhjet e 2020-ës, paralajmëroi mbështetësit e ish-presidentit se do të “burgosen ose do të marrin dënime më të ashpra”, nëse protestojnë në qytetin e Nju Jorkut.

“Atje ju nuk do të keni liri apo të drejta”, shkruante ai në Twitter.

Një nga aleatët e zotit Alexander në fushatën e tij “Stop the Steal” ishte dhe mbështetësi i teorive të konspiracionit, Alex Jones, i cili përforcoi pretendimet për manipulim në zgjedhje në emisionin e tij ‘Infowars’. Zoti Alexander shkruante në internet se kishte biseduar me zotin Jones dhe tha se asnjëri prej tyre nuk do të protestonte këtë herë.

“Ne të dy kemi mjaft probleme nga beteja me qeverinë”, shkruante ai. “Asnjë miliarder nuk po mbulon faturat tona”, shtonte ai më tej.

Kjo është në kontrast me ditët para trazirave të Kapitolit, kur zoti Trump nxiti mbështetësit duke i ftuar në Uashington për një “protestë të madhe” më 6 janar, duke postuar në Twitter, “Hajdeni, do të jetë një ngjarje e madhe!”

Mijëra mbështetës të zotit Trump sulmuan Kapitolin atë ditë, duke shpërthyer dritaret dhe duke u përleshur dhunshëm me oficerët e policisë, në një përpjekje që në fund dështoi, për të ndaluar çertifikimin e fitores në zgjedhje të demokratit Joe Biden.

Rreth 1000 pjesëmarrës në sulmin e dhunshëm janë arrestuar tashmë, shumë prej tyre kanë fatura të larta ligjore dhe kanë shprehur keqardhje e pendim në gjykatë për veprimet e tyre. Disa janë ankuar se ndihen të braktisur nga zoti Trump. Nga ana tjetër teoritë e konspiracionit se trazirat u nxitën apo u organizuan nga informatorë të fshehtë të zbatimit të ligjit, që vepronim mes turmës, kanë vazhduar të lulëzojnë në internet, Mbështetësit e zotit Trump i përmendin ato si një bazë për të shmangur një protestë të re në shkallë të gjerë.

John Scott-Railton, ekspert me përvojë të gjatë në organizatën ‘Citizen Lab’, i cili ka studiuar lëvizjen “Stop the Steal” në internet, tha se ankthi i të futurit në kurth nga të ashtuquajturit agjentë provokatorë, po ushqen “paranojën se nëse shkojnë dhe kryejnë akte dhune, mund të kapen dhe mund të ketë pasoja”.

“Kjo duket se ka venitur gatishmërinë e shumë njerëzve për të bërë deklarata të forta për të qenë të gatshëm për t’u përfshirë në dhunë”, thotë ai.

Një juri e madhe po heton pagesat e fshehta të bëra ndaj dy grave që pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale me zotin Trump. Prokurorët nuk kanë thënë se kur mund të përfundojë puna e tyre apo se kur mund të ngrihen akuzat.

Qasja e ndryshme rreth asaj se sa larg duhet shkuar për të mbështetur ish-Presidentin Trump në betejën e tij kundër ndjekjes penale, është shtrirë edhe në sferën politike. Ish-Nënpresidenti Mike Pence, që pritet të sfidojë zotin Trump në garën për të siguruar kandidimin zyrtar nga Partia Republikane për Shtëpinë e Bardhë, e kritikoi atë gjatë një interviste për kanalin ‘ABC News’ këtë fundjavë duke e cilësuar “të pamatur” referuar veprimeve të tij më 6 janar. Ai shtoi se historia do ta mbante atë përgjegjës. Po nga ana tjetër zoti Pence ai i bëri jehonë komenteve të ish-presidentit se një aktakuzë ndaj tij, do të kishte një ngarkesë politike.

“Nuk kam asnjë dyshim se Presidenti Trump di të kujdeset për veten e tij, dhe ai do ta bëjë këtë gjë. Por kjo nuk e justifikon një ndjekje politike ndaj një ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Pence.

Dita e hapjes së konferencës së republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve në Orlando të Floridës, u venit me shpejtësi nga lajmet për një aktakuzë të mundshme. Kryetari Kevin McCarthy dhe republikanë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve, thanë se një gjë e tillë do të ishte skandaloze, si dhe kritikuan Prokurorin e Qarkut Alvin Bragg rreth atyre që i cilësuan tregues të shfrenuar të kriminalitetit, në qytetin e Nju Jorkut.

Zoti McCarthy tha se ai ka mbledhur ekspertë të Kongresit për të hetuar nëse prokurori Bragg ka përdorur grantet e Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur çështjen kundër zotit Trump. Por pavarësisht retorikës së nxehtë ndaj prokurorit, udhëheqësit republikanë nuk i mbështetën thirrjet e ish-presidentit që protestuesit të “marrin situatën në dorë”, sikurse është shprehur ai.

“Nuk mendoj se njerëzit duhet të protestojnë për këtë gjë. Edhe kur bisedon me vetë Presidenti Trump, kupton se edhe ai vetë nuk e mendon një gjë të tillë”, tha zoti McCarthy./ VOA

Etiketa: arrestimprotestashbatrump


Ju sugjerojmë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

10 Dhjetor, 2025 1:02 pm
Para
Qytetari “surprizohet” nga gjobat, shkon të paguajë dritat por gjen 4 gjoba pa dijeni

Qytetari “surprizohet” nga gjobat, shkon të paguajë dritat por gjen 4 gjoba pa dijeni

Zemra e të riut shqiptar që vdiq në Barcelonë do kthehet në Shqipëri

Zemra e të riut shqiptar që vdiq në Barcelonë do kthehet në Shqipëri

Franca s’gjen qetësi nga protestat, qeveria franceze i mbijeton 2 mocioneve të mosbesimit

Franca s'gjen qetësi nga protestat, qeveria franceze i mbijeton 2 mocioneve të mosbesimit
















TE FUNDIT

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
10 Dhjetor, 2025

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për...

Lexo më shumë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
10 Dhjetor, 2025

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbajti një fjalim në takimin e përbashkët të sotëm midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe...

Lexo më shumë

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
10 Dhjetor, 2025

Një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit në mënyrë dramatike rrezikun e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com