-Kulturë

Thirrja e Mbretit Zog ndaj popullit shqiptar për të mbrojtur vendin nga…


               Publikuar në : 08:54 - 01/12/19 |
Opi Nion

“La Petit Gironde” ka botuar, të diëlen e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me thirrjen e mbretit Zog drejtuar asokohe popullit shqiptar me qëllim mbrojtjen e atdheut nga Italia fashiste.

Thirrja e mbretit Zog për të marrë armët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 8 Prill. — Mbreti Zog iu drejtua, të premten, popullit shqiptar me thirrjen e mëposhtme :

 Qeveria italiane, me kërkesat e saj të reja, që nuk korrespondojnë me traktatet dhe marrëdhëniet miqësore që ne kemi mbajtur, dëshiron të minojë Pavarësinë dhe sovranitetin e mbretërisë shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk do ta pranojmë kurrë këtë sulm, i cili tenton të zhdukë lirinë e arritur dhe të fituar me gjakun e këtij populli.

 Në rast se Italia përdor forcën, unë ftoj të gjithë popullin shqiptar, në këtë moment të rrezikshëm, të bashkohet për mbrojtjen e atdheut dhe të pavarësisë së tij, dhe ta mbrojnë atë deri në pikën e fundit të gjakut.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Jam i bindur që populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt dhe guxim, në këtë moment do të jetë në gjendje të dëshmojë se ka në shpirtin e tij ndjenjat më të gjalla kombëtare, të trashëguara nga paraardhësit e tij.

Jam i bindur që një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të përfitojë nga mbrojtja e Providencës. 

I bëj thirrje të gjithë popullit tim që të dëshmojë guximin dhe dashurinë e tij ndaj atdheut, në mënyrë që ai të sigurojë, herët a vonë, në këtë territor, të drejtën e tij natyrore.

Rroftë Shqipëria ! Rroftë populli shqiptar !

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-kjo-eshte-thirrja-qe-mbreti-zog-i-drejtoi-popullit-shqiptar-me-7-prill-1939-per-te-mbrojtur-atdheun-nga-italia-fashiste/

Pas