Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thirri mbledhjen e Këshillit,Kryesia e PD: Bardhi, veprime për t’i dhënë partinë Berishës

2023/07/25 at 10:54 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Thirri mbledhjen e Këshillit,Kryesia e PD: Bardhi, veprime për t’i dhënë partinë Berishës

PD deklaron se ka mbledhur sot kryesinë  për të marrë disa vendime lidhur me me zhvillimet e fundit brenda saj. Sipas njoftimit pë r mediat, kryesia ke vendosur që të çojë për hetim në Komisionin e Etikës veprimet e Gazment Bardhit, pasi ky i fundit thirri një mbledhje online të Këshillit Kombëtar me qëllim anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri.


Sipas Kryesisë, Bardhi ka shkelur statutin dhe veprimet e tij do të kalojnë në ‘sitën’ e Komisionit të Etikës, i cili drejtohet nga deputetja demokrate Flutura Açka. Kryesia e PD-së u mblodh pasditen e sotme (25 korrik 2025) dhe doli me një deklaratë, me anë të se cilës dënon veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm, Bardhit.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike.  Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës”, thuhet në deklaratë.

Kryesia e PD-së u mblodh pasditen e sotme (25 korrik 2025) dhe doli me një deklaratë, me anë të se cilës dënon veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm, Bardhit duke thënë se thirrja e mbledhjes së Këshillit është në kundërshtim të hapur me statutin e partisë. Në deklaratë thuhet se veprimi i sotëm i Bardhit vjen në vazhdë të akteve të marra nga ai kohët e fundit për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike dhe për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë.

Kryesia thotë se të gjitha këto veprime që janë marrë nga Bardhi kanë si qëllim dorëzimin e partisë tek Sali Berisha, duke shtuar se të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre politike, por jo duke shkelur statutin.

“Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve”, thuhet në deklaratë.

Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryeisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.

Ndërkohë, nga ana tjetër dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve.7 deputetët të cilët kërkojnë anulimin e zgjedhjeve brenda PD-së janë Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj.

Deklarata e plotë e Kryesisë

Ditën e sotme jemi njohur me veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike që kanë për objekt thirrjen e mbledhjes së atij që pretendohet se është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ky veprim i sotëm është në vazhdën e veprimeve dhe akteve të kohëve të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe moskryerjen e detyrave funksionale. Me shqetësim vlerësojmë se veprimi i fundit është në kundërshtim të hapur me gërmën dhe frymën e statutit të Partise Demokratike.

Së pari, në lidhje me pretendimin për një mbledhje online nuk rezulton të ekzistojë e ashtuquajtura Pika 7 e nenit 9 të Vendimit numër 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “për organzimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar” të cilës i referohet shkresa për organizmin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar online. Neni 9 i Rregullores së sipërcituar mbyllet me pikën 6. Ky nen, është nen që rregullon proceset e votimit të Këshillit Kombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e organizimit të mbledhjeve të tij.

Referimi i një pike joekzistuese të Rregullores, pikë e cila në analizë të vetë nenit, në të cilin pretendohet se bën pjesë, nuk ka asnjë lidhje organike me këtë të fundit, krijon dyshime të qenësishme. Kjo Rregullore është publikuar, me porosi dhe nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me datë 15 janar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, dhe në versionin publik të saj nuk rezulton që neni 9 të ketë pikë 7.

Së dyti mbledhja e të pretenduarit Keshill Kombëtar me pjesmarrjen e anëtarëve të formacioneve të tjera politike dhe elektorale nuk është në përputhje me Statutin dhe vullnetin e strukturave dhe anëtarëve të kësaj Partie. Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve.

PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre.  Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike.  Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj.



Ju sugjerojmë

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
Bota

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë

23 Qershor, 2026 4:47 pm
10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen
Bota

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen

23 Qershor, 2026 3:43 pm
Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
Bota

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

23 Qershor, 2026 2:50 pm
Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia
Te Fundit

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia

23 Qershor, 2026 2:02 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2023

Fushë-Krujë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me mbrojtëset metalike

Fushë-Krujë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me mbrojtëset metalike

Vranësira e ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
















TE FUNDIT

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
23 Qershor, 2026

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 24-të radhazi, ku qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më...

Lexo më shumë

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
23 Qershor, 2026

Moti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të gjera në rrjetin e transportit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke prekur veçanërisht...

Lexo më shumë

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
23 Qershor, 2026

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Agjenda e mbledhjes përfshinte një...

Lexo më shumë

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
23 Qershor, 2026

Franca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë mes 22 dhe 23 qershorit ndërsa vala e fortë e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}