Kronikë

Theu rregullin e “shtetrrethimit”, arrestohet 24-vjeçari në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 22/03/20 |
Opi Nion

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi theu rregullin për të qëndruar në banesë.

I riu u arrestua në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, ndërsa nuk ka dhënë arsye përse nuk kishte respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në momentin e arrestimit, i riu ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë. Mbi 24-vjeçari rëndon akuza  “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i Policisë

Theu rregullin për të qëndruar në banesë, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, por u arrestua në flagrancë.

Në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, paraditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, kanë konstatuar një këmbësor që lëvizte me këmbë.

Shërbimet e Policisë i kanë kërkuar arsyen e daljes në rrugë dhe të moszbatimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë, por 24-vjeçari nuk ka dhënë arsye dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së skuadrës “Shqiponjat”.

Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M. LL. Në përfundim të veprime u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas