Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Theresa May – “ylli në ngritje”

2016/07/06 at 1:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Theresa May – “ylli në ngritje”

Theresa May konsiderohet favorite për të pasuar kryeministrin David Cameron. Shumë britanikë e krahasojnë May me kancelaren gjermane Angela Merkel.


Theresa May ka dobësi edhe në moshën 59 vjeçare: këpucët ekstravagante. Në këtë mënyrë sërish doli në kryetituj. Në një takim ajo u paraqit me këpucë të sheshta, me pjesë metalike. Nëse kjo ka të bëj vetëm me pretendimet luftarake të saj që të bëhet kryeministre, ende nuk dihet. May nuk ka nevojë për diçka të tillë. Ajo llogaritet si e kundërta e shumicës së politikanëve britanikë, si një lloj Angela Merkel britanike. Ajo është një politikane solide dhe integruese, jo tepër e ngutshme dhe e vyeshme, që vepron me maturi dhe pragmatizëm. Kështu e përshkruajnë shumë miq nga partia konservatore e saj por edhe nga Partia e Unionit, të njohur edhe si “Tories”. Por kështu e përshkruajnë këtë grua të martuar, por pa fëmijë, edhe personat që e njohin më afër.

May dhe qendrueshmëria e saj

Me këto veçori përshkruhet zonja, e cila ka studiuar në Oxford dhe më pas ka punuar gjashtë vite në Bank of England. Ndërsa prej vitit 2010 ajo mban postin e ministres së Brendshme. Shumë janë të befasuar me punën e saj të mirë, sepse askush në 100 vitet e fundit nuk ka mundur të mbetet kaq gjatë në këtë post. Ky është edhe një prej shkaqeve pse Theresa May shpesh krahasohet me “zonjë të hekurt”, Margret Thatcher. Por May nuk është e kënaqur me këto krahasime. Në një intervisë në BBC ajo tha shkurt: unë nuk shkoj në dreka për të shkëmbyer thashethëme. Ajo nuk flet nga zemra dhe kujdeset për detyrat e saj. Kështu e sheh edhe detyrën e saj si pasardhëse e mundshme e David Cameron.

theresa kemba

Si e paramendon May Brexitin

Pajtuese apo ndjekëse e linjës së ashpër? Kjo çështje ngarkon në radhë të parë britanikët, të cilët janë penduar shumë për shkak të Brexitit. Çfarë mund të pritet nga May si parardhëse e David Cameronit? May ka qenë kundër Brexitit, por ishte e hapur për kritikat e Unionit. Ajo e mbështet David Cameronin, por ka shumë kritika ndaj Bashkimit Evropian. May është ankuar për mungesë së sigurisë dhe kontrolleve.

Me rastin e bërjes publike të kandidaturës së saj, May tha se nuk do të ketë një referendum të dytë. Ajo paralajmëroi se në rast zgjedhjeje si kryeministre, procedurën e daljes së Britanisë së Madhe nga BE do ta fillojë pas disa muajsh. Artikulli 50 nga Marrëveshja e Lisbonës nuk do të aktivizohet para fundit të vitit, tha ajo. Por Brexiti do të ndodhë. Vota e britanikëve është një mesazh i qartë kundër lirisë së lëvizjes së fuqisë punëtore. Më së largu pas Brexitit ajo planifikon të kufizojë ardhjen e të huajve në Britani. Edhe si ministre e Brendshme ajo është treguar e ashpër në këtë çështje, që mund të jetë një përparësi tjetër në fushatën parazgjedhore. Deklarata e saj më e ashpër: “Migrimi nuk po na lejon të krijojnë një qëndrim të përbashkët në shoqëri.” May ka dashur të kufizojë edhe programet mbështetëse për studentët e huaj në univeristetet britanike dhe ka dashur të rrisë kontributet e punëtorëve të huaj për sigurimin shëndetësor.

Kandidate me kurriz

Kur ishte vetëm 30 vjeç Theresa May është angazhuar në politikën lokale. Në fillim të viteve 1990 është futur në Parlament. Sondazhet e fundit tregojnë se May e ka mbështetjen e 60% të anëtarëve të partisë së saj dhe në këtë mënyrë është shumë përpara kandidatëve të tjerë Andrea Leadsom, Stephen Crabb, Michael Gove dhe Liam Fox. Mendohet se Theresa May do të vazhdojë rrugën e Cameronit, i cili vitet e fundit gjithnjë është shprehur se pikërisht ajo duhet të jetë pasardhësja e tij. Në sondazhe thuhet se Theresa May e ka edhe mbështetjen në popull. Edhe shumica e mediave britanike ka fjalë të mira për kandidaten May. “Telegraph” e quan Theresa May si “një yll në ngritje”./express

 



Ju sugjerojmë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Para
Trump: Sadam Husein ishte i zoti për të vrarë terroristët

Trump: Sadam Husein ishte i zoti për të vrarë terroristët

Pas Brexitit, NATO do të konsiderojë pengimin e Rusisë

Pas Brexitit, NATO do të konsiderojë pengimin e Rusisë

Ja sa vite kanë bashkë Lyrical Son dhe Gresa

Ja sa vite kanë bashkë Lyrical Son dhe Gresa

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
30 Qershor, 2026

Policia ka përditësuar informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}