Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

2025/06/20 at 8:14 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

Themeluesi i platformës “Telegram”, Pavel Durov, është në përgatitje të testamentit të tij lidhur me pasurinë, që për atë që do pasojë mund të themi se do tingëllojë pak çuditshëm.

Pasuria e tij, e vlerësuar prej 13.9 miliardë dollarë, do të ndahet në përpjestim të drejtë mes mbi 100 fëmijëve të tij.

Durov ka 6 fëmijë nga tre partnere të ndryshme, por kush janë këta 100 fëmijë të tjerë? Ai ka dhuruar spermën e tij në klinika të posaçme. Për shkak të dhurimeve të bëra prej tij në klinikë, janë ngjizur më shumë se 100 fëmijë, në 12 vende të ndryshme, siç shprehet Durov.

“Ata janë të gjithë fëmijët e mi, e do të kenë të gjithë të njëjta të drejta! Nuk dua që ata të shqyejnë njëri-tjetrin pas vdekjes sime”, u shpreh Durov, raporton BBC.

Por, marrja e pjesës së pasurisë nuk do të jetë e menjëhershme, pasi duhet plotësuar një kusht. Sipas Durov, fëmijët e tij nuk do të kishin qasje në trashëgiminë e tyre për 30 vjet.

“Dëshiroj që ata të jetojnë si njerëz normalë, të ndërtojnë veten vetëm, të mësojnë t’i besojnë vetes, të jenë në gjendje të krijojnë, të mos jenë të varur nga një llogari bankare”, tha ai.

40-vjeçari tha se kishte shkruar një testament tani sepse puna e tij “përfshin rreziqe të shumta, pasi mbrojtja e lirive të sjell shumë armiq, përfshirë brenda shteteve të fuqishme”, siç shprehet ai.

Aplikacioni i tij, Telegram, i njohur për fokusin e tij në privatësi dhe mesazhe të koduara, ka më shumë se një miliard përdorues aktivë mujorë.

Hetimet ndaj Pavel Durov

Që prej vitit të kaluar, Pavel Durov, është vënë zyrtarisht nën hetim në Francë, por ndodhet në gjendje të lirë e jo i arrestuar pasi gjodhi lirinë me kusht në këmbim të një depozimit të një garancie financiare prej 5 milionë eurosh. 40-vjeçari nuk duhet të dalë jashtë territorit të Francës deri në përfundim të hetimeve dhe është i detyruar të paraqitet në polici, dy herë në javë.

Prokurorët në Paris thonë se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë se ka u ka vënë në dispozicion bandave kriminale platformën e tij online për transaksione financiare, ka lejuar grupet e krimit të organizuar për të shkëmbyer materiale me përmbajtje seksuale me të mitur dhe se ka refuzuar të komunikojë me autoritetet.

“Vetëm pse kriminelët përdorin shërbimin tonë të mesazheve midis shumë të tjerëve, nuk i bën ata që e drejtojnë atë kriminelë”, tha ai.

Teksa rrjetet më të mëdha sociale të botës janë angazhuar të zbatojnë rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur fëmijët nga materialet me përmbajtje për të rritur, Telegram akuzohet se nuk i ka përmbushur këto standarde.

Ai ka mohuar se ka dështuar të bashkëpunojë me zbatimin e ligjit në lidhje me trafikimin e drogës, përmbajtjen e abuzimit seksual me fëmijë dhe mashtrimin. Telegram më parë ka mohuar se ka pasur moderim të pamjaftueshëm.

Nën pretekstin e mbrojtjes së fjalës së lirë, Durov i cili ka edhe nënshtetësi franceze prej 2021-shit nuk ka pranuar as zbatojë filtrat kundër lajmeve të rreme, duke i lënë akses të lirë propagandës kryesisht nga Rusia të depërtojë në perëndim, ndonëse është vetëshpallur opozitar me Vladimir Putinin.

Durov themeloi Telegram në vitin 2013 dhe aplikacioni mbetet popullor në Rusi.

Telegram lejon grupe deri në 200,000 anëtarë, gjë që kritikët kanë argumentuar se e bën më të lehtë përhapjen e dezinformatave dhe që përdoruesit të ndajnë përmbajtje konspiraciste, neonaziste, pedofile ose të lidhura me terrorizmin.

Në Mbretërinë e Bashkuar, aplikacioni u shqyrtua për transmetimin e kanaleve të ekstremit të djathtë që luajtën një rol të rëndësishëm në organizimin e trazirave të dhunshme në qytetet angleze verën e kaluar.

Telegram hoqi disa grupe, por në përgjithësi sistemi i tij i moderimit të përmbajtjes ekstremiste dhe të paligjshme është dukshëm më i dobët se ai i kompanive të tjera të mediave sociale dhe aplikacioneve të mesazheve, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike.

Ju sugjerojmë

Treni me pasagjerë del nga shinat në Egjipt, viktima e të plagosur
Bota

Treni me pasagjerë del nga shinat në Egjipt, viktima e të plagosur

30 Gusht, 2025 9:51 pm
Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
Life Style

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

30 Gusht, 2025 9:17 pm
Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë
Bota

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë

30 Gusht, 2025 8:38 pm
Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
Aktualitet

Dëmet që solli stuhia/Përmbytje në Vlorë dhe Durrës,rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

30 Gusht, 2025 8:18 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte

30 Gusht, 2025 7:50 pm
Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…
Bota

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…

30 Gusht, 2025 7:10 pm
Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur
Bota

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

30 Gusht, 2025 6:22 pm
Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
Rajoni

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

30 Gusht, 2025 6:10 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

30 Gusht, 2025 6:05 pm
Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
Bota

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

30 Gusht, 2025 5:41 pm
Para
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

TE FUNDIT

Treni me pasagjerë del nga shinat në Egjipt, viktima e të plagosur

Treni me pasagjerë del nga shinat në Egjipt, viktima e të plagosur
30 Gusht, 2025

3 persona humbën jetën dhe mbi 90 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Egjiptin...

Lexo më shumë

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
30 Gusht, 2025

Në një botë ku stresi kronik është bërë normë dhe ekrani na ndjek kudo, një praktikë e vjetër japoneze po...

Lexo më shumë

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë
30 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në bisedime për të dërguar kompani private ushtarake amerikane në Ukrainë, si pjesë e...

Lexo më shumë

Dëmet që solli stuhia/Përmbytje në Vlorë dhe Durrës,rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
30 Gusht, 2025

Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite. Reshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com