Numri i viktimave pas përmbytjeve në komunitetin e Valencias është rritur në 202, sipas Qendrës së Koordinimit të Integruar Operacional të Ministrisë së Brendshme (CECOPI).
“Procesi i mbledhjes dhe identifikimit të viktimave vazhdon”, thuhet në një postim në X.
Stuhia përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga shtratet dhe lanë mijëra banesa pa energji dhe ujë të rrjedhshëm.
Në Valencia pati një sërë reshjesh të konsideruara si më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.