Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft

2023/12/27 at 9:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft

The New York Times ka dorëzuar një padi federale kundër OpenAI dhe Microsoft, duke kërkuar që të ndalë praktikën e këtyre kompanive që përdorin përmbajtjen e tij për të trajnuar “chatbot-ët”.


Në padinë e dorëzuar më 27 dhjetor në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, gazeta The New York Times tha se OpenAI dhe Microsoft po avancojnë teknologjinë e tyre “përmes përdorimit të paligjshëm të punës së gazetës për të krijuar me të produkte të inteligjencës artificiale”, gjë që “kërcënon aftësinë e The Times për të ofruar atë shërbim”.

OpenAI dhe Microsoft ende nuk kanë reaguar për këtë çështje.

Organizatat mediale janë goditur nga lëvizja e lexuesve në platformat online dhe përderisa shumë publikime janë krijuar në hapësirën digjitale online, inteligjenca artificiale ka kërcënuar përmbysjen e shumë industrive, përfshirë mediat.

Kompanitë e inteligjencës artificiale marrin informacione që janë të qasshme online, përfshirë edhe artikuj të publikuar nga organizatat mediale dhe përdorin këto informacione për të trajnuar “chatbot-ët” gjenerues të inteligjencës artificiale. Këto kompani kanë tërhequr miliarda dollarë investime për një periudhë të shkurtër kohore.

“The Times” nuk listoi se çfarë kompensimi kërkon, por tha se veprimi ligjor “për t’i mbajtur ato [kompanitë] përgjegjëse për miliarda dollarë dëme ligjore dhe dëme të tjera për shkak të kopjimit dhe përdorimit të paligjshëm të punës unike dhe të çmuar të “The Times”.

Në padi, The Times tha se Microsoft dhe OpenAi “kërkojnë që të përdorin pa para investimet masive të The Times në fushën e gazetarisë”, duke i përdorur ato për të ndërtuar produkte pa marr leje ose pa paguar.

Në korrik, Open AI dhe The Associated Press njoftuan për një marrëveshje, sipas së cilës, kompania e inteligjencës artificiale do të merrte licencën për të përdorur arkivin e lajmeve të AP-së.

Megjithatë, The New York Times tha se asnjëherë nuk i ka dhënë leje askujt që të përdorë përmbajtjen e tij për qëllime të përmbajtjes së prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Padia po ashtu vjen pas ndërprerjes së bisedimeve midis gazetës dhe këtyre dy kompanive.

The Times tha se në prill kishte kontaktuar Microsoft dhe OpenAI për t’iu shprehur shqetësimin lidhur me përdorimin e pronës së tij intelektuale dhe bisedimet synonin ta zgjidhnin këtë çështje. Gjatë bisedimeve, gazeta tha se ka synuar që të “pranojë një çmim fer” për përdorimin e përmbajtjes së saj.

“Këto negociata nuk çuan në një zgjidhje”, u tha në padi./REL



Ju sugjerojmë

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
Bota

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë

23 Qershor, 2026 4:47 pm
10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen
Bota

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen

23 Qershor, 2026 3:43 pm
Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
Bota

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

23 Qershor, 2026 2:50 pm
Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia
Te Fundit

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia

23 Qershor, 2026 2:02 pm
“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
Kryesore

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

23 Qershor, 2026 1:25 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Politikë

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë

23 Qershor, 2026 1:22 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Politikë

Protestat, Rama për Financial Times: Nuk është puna ime të provoj se nuk jam…

23 Qershor, 2026 12:47 pm
Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…

23 Qershor, 2026 12:11 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën

23 Qershor, 2026 12:01 pm
Pilot amerikan rrëfen skenat tronditëse në Iran: Dronët lëviznin si një trup i vetëm
Bota

Pilot amerikan rrëfen skenat tronditëse në Iran: Dronët lëviznin si një trup i vetëm

23 Qershor, 2026 11:58 am
Para
Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin plot me fëmijë, 4 të vdekur

Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin plot me fëmijë, 4 të vdekur

Gjesti unik i shqiptares: Emigrova në Itali, dhuroj pajisjet e kopshtit për komunitetin

Gjesti unik i shqiptares: Emigrova në Itali, dhuroj pajisjet e kopshtit për komunitetin

Horoskopi, 7 shtator 2023

Horoskopi, 28 dhjetor 2023
















TE FUNDIT

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor, 2026

Italia ka sekuestruar asete me vlerë rreth dy miliardë euro nga oligarkët rusë si pjesë e sanksioneve të vendosura pas...

Lexo më shumë

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen
23 Qershor, 2026

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė ka dhënë dorëheqjen së bashku me kabinetin e saj, duke përmbyllur një mandat 10-mujor në...

Lexo më shumë

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
23 Qershor, 2026

Policia turke tha të martën se ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant,...

Lexo më shumë

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia
23 Qershor, 2026

Në orët e para të mëngjesit, Edi Rama ndau një foto të një protestuesi që kishte kaluar natën përpara Kryeministrisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}