Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“The Guardian” analizon shkëmbimin e kufijve: A rrezikohet konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë?

2018/08/22 at 7:39 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“The Guardian” analizon shkëmbimin e kufijve: A rrezikohet konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë?

Kritikët pretendojnë se zgjidhja potenciale e kufirit në linja etnike paraqet precedent të rrezikshëm në Ballkan, shkruan The Guardian.


Mund të jetë një marrëveshje që sjellë zgjidhje të qëndrueshme, prosperitet dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, por mund edhe të zhysë rajonin në një konflikt të përtërirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur që ta vizitojë Kosovën gjatë muajit të ardhshëm, duke dëshmuar se Beogradi dhe Prishtina po “lundrojnë” nëpër idenë e arritjes së një marrëveshje për ndarje të territorit të diskutueshëm, apo të arrijnë marrëveshje për shkëmbim territoresh përgjatë vijave etnike.

Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, gjithashtu pritet të rifillojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Bruksel që synojnë të sjellin një zgjidhje të qëndrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës, duke i hapur rrugë dy vendeve për anëtarësim në BE.

Por shqetësimi për një marrëveshje të mundshme për ndarjen e Kosovës është duke u rritur. Kritikët thonë se me këtë veprim do të hapet “kutia e Pandorës” në Ballkan, me ndarje etnike të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë. Madje edhe në Shqipëri, që kufizohet me Kosovën, ndarja është duke u konsideruar nga shumë njerëz si një tronditje, kurse kryeministri Edi Rama po akuzohet për heshtjen e tij.

Vuçiç do ta shfrytëzojë vizitën e tij më 9 shtator në Kosovë për ta prezantuar “udhëzuesin e politikës shtetërore ndaj Kosovës”. Javë më parë, ai tha se është pro ndarjes së Kosovës përgjatë vijave etnike, që do të thotë se pjesa veriore matanë lumit Ibër që banohet nga shumica serbe të integrohet në Serbi. Ndërkaq, presidenti i Kosovës është duke u akuzuar për këtë duke përdorur terma të paqartë.

“[Një marrëveshje] duhet të jetë e fundit dhe historike për t’i dhënë fund konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Bekim Çollaku.

“Të dy palët, përfshirë bashkësinë ndërkombëtare, po mendojnë shumë, madje jashtë kutisë, në mënyrë krijuese, duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Objektivat e Kosovës janë të qarta: nuk ka ndarje sipas vijave etnike, por vetëm korrigjim paqësor për kufirin dhe njohje reciproke”, ka shtuar Çollaku.

Raportet tregojnë se Lugina e Preshevës, është e një rëndësie të veçantë strategjike për Serbinë, e cila mund t’i dorëzohet Kosovës në këmbim. Shumica e dërrmuese e kosovarëve janë shqiptarë.

Kosova fitoi luftën e përgjakshme të pavarësisë nga Serbia në vitet ‘1998-99 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi vazhdon ta konsiderojë atë si provincë të saj. Ndërkaq, Rusia ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB kurse pesë shtete anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Një burim i qeverisë serbe tha se disponimi te ndërkombëtarët për ndarje të mundshme të Kosovës ka ndryshuar, pavarësisht kundërshtimit të kancelares gjermane Angela Merkel. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, takoi dhëndrin dhe njëherësh edhe këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, gjatë korrikut ku diskutuan për ndarje.

“Ata po bisedojnë; opsione të ndryshme janë në tryezë”, tha një burim i qeverisë serbe.

“Pozicioni amerikan po ndryshon nga ai që ishte plotësisht kundër ndarjes, duke shprehur gatishmëri për ta diskutuar si opsion. Franca është gjithashtu mjaft pozitive lidhur me këtë çështje. Por jo, Gjermania”, ka shtuar ky burim.

Një burim i qeverisë së Kosovës konfirmoi se “disa nga bashkësitë ndërkombëtare, dita ditës janë duke u shprehur të hapur për këtë ide [të ndarjes]”.

Megjithatë të dy palët e pranojnë se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mbetet një sfidë serioze. Por, asnjëri nuk do të dalë me propozime konkrete.  Beogradi nuk është duke i zbuluar taktikat e negociatave.

“Do të kemi shumë probleme brenda vendit”, ka thënë një burim serb. “Askush nuk është gati të mendojë për një zgjidhje, duke filluar nga kisha ortodokse serbe dhe opozita”, ka shtuar burimi serb.

Kritikët argumentojnë se rishikimi i kufijve përgjatë vijave etnike do të krijonte një precedent të rrezikshëm për pjesën tjetër të Ballkanit, pas luftërave të përgjakshme etnike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

“Plani i keq i ndarjes territoriale-etnike në Kosovë do të na kthejë në tmerrin e viteve  ’90-të”, ka deklaruar Sava Janjiç.

“Ideja e territoreve etnikisht të pastra do të bëhet model që do të krijojë efekte të forta në gjithë Evropën dhe do të forcojë ideologjitë radikale. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë diçka”, ka shtuar ai.

Çollaku këmbëngul se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët “nuk do të destabilizojë rajonin dhe nuk mund të ketë ndonjë domino efekt”. Por çfarëdo zgjidhje territoriale do të shihet nga afër në Bosnje dhe Hercegovinë, ku Republika Srpska e dominuar nga serbët rregullisht kërcënon që të shkëputet, kurse në Maqedoni, ku rreth një e katërta e popullsisë janë shqiptarë, do të koncentrohej në perëndim dhe veri të vendit.

“Ndarja e Kosovës mund të hapë kutinë e Pandorës së Ballkanit duke kërkuar zgjidhje të bazuar në parime etnike”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së jashtme të Bosnjës.

“Është formulë e përsosur për një fatkeqësi të re në Ballkanin Perëndimor. Shteti i brishtë i Bosnjës dhe Hercegovinës mund të zhduket para syve tanë, duke përhapur një spirale të re të nacionalizmit. Ajo mund të inkurajojë ekstremistët shqiptarë të kërkojnë të njëjtën zgjidhje në Maqedoni”, ka shtuar ai.

 

Etiketa: analizon shkëmbimin e kufijvemes Kosovës dhe Serbisërrezikohet konflikt i rithe guardian


Ju sugjerojmë

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit Shpat Kasapit
Aktualitet

Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit Shpat Kasapit

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
Aktualitet

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

29 Nëntor, 2025 1:17 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Para
Publikohet kontrata e lobimit mes PD dhe “Sonoran Policy Group”

PD: “Forca e ligjit” merret me të vdekurit, jo me Begon

Vajza, nëse keni këto 5 cilësi asnjë mashkull nuk do t’ju rezistojë

Masakra me 3 të vdekur në sallën e gjyqit, familja shqiptare fiton 1.5 milion euro dëmshpërblim

Masakra me 3 të vdekur në sallën e gjyqit, familja shqiptare fiton 1.5 milion euro dëmshpërblim
















TE FUNDIT

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
3 Dhjetor, 2025

Këshilli Evropian tha të mërkurën se arriti një marrëveshje me Parlamentin Evropian për heqjen graduale të importeve të gazit rus...

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
3 Dhjetor, 2025

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u lirua gjatë natës pasi u mor në pyetje...

Lexo më shumë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
3 Dhjetor, 2025

Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe...

Lexo më shumë

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
3 Dhjetor, 2025

Globe sjell ofertën më unike të fundvitit: Bli një produkt dhe për atë vlerë merr DHURATË ç’të duash & sa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com