Policia e Shtetit ka gjetur në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, Shkodër rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të tharë dhe të ndarë në thasë për t’u transportuar..
Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.
Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.
Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al