PRISHTINE- Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës, ndërsa opozita protestoi gjatë gjithë ditës kundër tij. Në orët e mbrëmjes Prishtina është e ndarë në dy pjesë: festë dhe protestë. Mbështetësit e PDK hedhin fishekzjarre ndërsa kundërshtarët e tij, deri pak minuta më parë kur u shpërndanë nga policia hidhnin bomba molotov.
Duke ju drejtuar parlamentit, në fjalimin e parë si President Thaçi tha se “falenderoj deputetët për besimin ndaj meje” dhe premtoi se do ti shërbejë gjithë qytetarëve.