Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur sot përmes një postimi në Facebook se Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më 8 korrik në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.
Thaçi e ka konsideruar denigruese ftesën e ardhur nga përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës. Sipas tij ata vazhdojnë të aplikojnë sjellje të papranueshme, anti-europiane që ngjajnë me ato të Serbisë. Vullnet i mirë i Kosovës të bashkëpunim dhe njohje reciproke është keqpërdorur sipas kreut të shtetit të Kosovës.
Megjithatë Thaçi shton se Kosova nuk do të lejojë të diskriminohet nga askush. /Opinion.al