Aktualitet

Thaçi dhe Hoti mesazh ngushëllimi Ramës për humbjen e nënës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 01/08/20 |
Opi Nion

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama.

Thaçi shkruan në mesazhin e tij ngushëllues se bashkëndjen me Ramën dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes. HTH”, shkruan Thaçi.

Ndërkohë, edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ngushëllon familjen e kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij. Hoti me anë të një postimi tha se lajmin për vdekjen e saj e kam marrë vesh me shumë dhimbje. Ai shpreh gjithë ngushëllimet më të sinqerta nga ana e tij dhe e qeverisë së Kosovës.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”,-shkruan Hoti./ Opinion.al

Pas