Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Terroristi i Berlinit, pikëpyetje për arratisjen e tij

2016/12/24 at 5:51 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Terroristi i Berlinit, pikëpyetje për arratisjen e tij

Vdekja e Anis Amri, terroristi i masakrës së tregut të Krishtlindjeve në Berlin ngre një sërë pyetjesh të cilave hetuesit duhet t’i përgjigjen.

Nga momenti i sulmit mbrëmjen e së hënës dhe rishfaqjes së tij në një tren për në Itali ekziston një boshllëk 4 ditor.

A e ndihmoi kush që të arratisej dhe përse tuniziani zgjodhi të shkojë në Milano, ku edhe u vra nga policia?? Fakti që një njeri i dyshuar për lidhje terroriste nga agjencitë sekrete gjermane, doli jashtë radarëve para sulmit dhe arriti të arratisej duke përshkuar mijëra kilometra rreth kontinentit pavarësisht urdhërarrestit kundër tij, po i vë në pozitë të ngushtë agjencitë e inteligjencës dhe politikanët europianë.

Një detaj i zbuluar së fundmi është se Amri ishte filmuar nga kamerat e survejimit teksa vizitonte një xhami në Berlin para dhe pas sulmit. Një element kyç për hetimet është celulari që i riu kishte me vete kur u ndalua e që tani është në duart e antiterrorizmit. Telefoni ishte i pajisur me një kartë holandeze ku nuk ishte aktivizuar thirrjet ndërkombëtare.

Pra, Amri nuk mund të merrte apo të bënte telefonata, por nga memoria e aparatit mund te zbulohen elemente të rëndësishëm për të sqaruar disa mistere.

Arratisja e tunizianit mori fund jashtë stacionit të Sesto San Giovanit, në hyrje të Milanos, por nuk është e qartë se çfarë po bënte ai atje.

Amri mund të ketë pasur kontakte në atë zonë, e megjithatë nuk përjashtohet mundësia se po përpiqej të largohej drejt jugut. Kur u ndalua nga policia, ai tha se ishte kalabrez dhe në jug të Italisë tuniziani ka jetuar për disa vite.

Hipoteza e një arratisje drejt Kalabrisë ushqehet edhe nga një tjetër element. Pikërisht nga Sesto San Giovani nisen disa autobusë që çojnë drejt Reggio Calabrias.  Atentatori mbante veshur tre palë pantallona e nepër xhepa kishte fshehur 1500 euro kesh, duke shmangur përdorimin e kartave për të humbur gjurmët.

Me para në dorë ka paguar edhe biletën e trenit nga Franca në Milano. Mes hipotezave që deri më tani nuk ka përjashtuar askush është ajo që nga Sesto San Giovani, Amri mund të ishte duke përgatitur një tjetër masakër, këtë herë në Itali. ISIS mori përsipër autorësinë e sulmit në Berlin e në një video të publikuar pas vdekjes së tij, i riu shfaqej duke kërcënuar të gjithë Europën. “Do t’ju masakrojmë si derrat”, thoshte ai./T.CH

Ju sugjerojmë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Para
Personazhi i Javës/ Vrasja e Andrei Karlov, tregoi se rendi ekzistues është shumë pranë shembjes

Personazhi i Javës/ Vrasja e Andrei Karlov, tregoi se rendi ekzistues është shumë pranë shembjes

Telefoni po na ndan nga njerëzit !

Telefoni po na ndan nga njerëzit !

Detaje për ‘Eskobarin e Ballkanit’/ Si e nisi skafin me drogë nga Saranda

Detaje për ‘Eskobarin e Ballkanit’/ Si e nisi skafin me drogë nga Saranda

TE FUNDIT

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
8 Qershor, 2025

Prej 25 vitesh, në shtëpinë ku  Lavdia jeton me familjen e saj dhe të kunatit, Gazmendit, nuk ka pasur harmoni. Siç ajo parashtron problemin në...

Lexo më shumë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com